• |
ide | kryesore

Përplasjet në KZAZ, Gjykata e Dibrës cakton masën e sigurisë për 13 të arrestuarit

Lajme, Të fundit



Gjykata e rrethit Dibër ka caktuar sot masën e sigurisë për 13 mbështetësit e opozitës së bashkuar joparlamentare të arrestuar pak ditë më parë nën akuzën e Komisonin Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ).

Mësohet se trupa gjykuese ka vendosur që ndaj të gjithë të ndaluarëve të vendoset masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Më datë 28 qershor, në paraprirje të zgjedhjeve vendore, mbështetësit e opozitës u përplasën me forcat policore në ambientet ku do të vepronte KZAZ-ja Dibër. Gjatë përplasjes, u përdor spraj, gaz lotsjellës, lëndë piroteknike dhe për pasojë pati disa të lënduar, mes tyre edhe efektivë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *