• |
ide | kryesore

Rabiot prezentohet tek Juventus: “Erdha prej Ronaldos e se jemi një shkallë mbi Psg”

Sport



Pas transferimit nga Psg, Adrien Rabiot prezantohet ëprpara tifozëve të Juventus. “Kam patur kontakte edhe në të kaluarën me Juve, e më në fund erdhi moment për të ardhur – ka shpjeguar francezi -. Juventus është një shkallë më lart Psg, e për Champions duhet shumë eksperiencë: jam këtu për të ndihmuar klubin ”

Francezi nuk i trembet konkurencës, por ka dashur të shpjegojë përse zgjodhi kampionët e Italisë: “Është e vërtetë ka patur shumë kontakte me Juventus më parë. Sot ishte moment i duhur për të ardhur këtu”. Natyrisht asgjë nuk dhurohet dhe Rabiot e di mirë, edhe pse nuk ka folur edne personalisht me teknikun Maurizio Sarri: “Nuk kam patur ende rastin të flas me teknikun, por më kanë thënë se është një person shumë i mirë. Mendoj se figura e tij si trajner, i përshtatet skuadrës dhe jam në dispozicion të tij e të klubit. Mendoj se do shkojmë shumë mirë së bashku”

Numri i fanellën nuk lëviz, ndërsa për pozicionin në fushë vendos trajneri: “Pozicioni i preferuar është ai i mesfushorit të majtë, por mund të lyuaj edhe në një mesfushë me dy. I përshtatem nevojave të skuadrës e numri do të jetë gjithnjë 25”

Një koment për PSG nuk mund të mungonte nga Rabiot, që muajt e fundit i kaloi i vetëm në shtëpi: “Ishte një periudhë e komplikuar. Por tani është cështje e mbyllur e nis një aventurë e re. Dua ta harroj, do doja ta kisha mbyllur ndryshe me Psg, por nuk varej vetëm nga unë”.

Objektivi Champions është I pashmangshëm, në një klub ku investimet janë bërë piëkrisht për këtë qëllim: “Juventus është një klub i madh, shumë prestigjoz e ka eksperiencë në nivel europian. Mbërrin shpesh në fazat e fundit të Champions. Si e shoh unë, është një shkallë mbi Psg”.

Në fund për Ronaldon: “Sigurisht Ronaldo është një kampion i madh e ka patur peshë në zgjedhjen time për Juventus. Dhomat e zhveshjes janë shumë të rëndësishme. E di se ka shumë profesionistë dhe do të ndihem mirë me ta. Në Europë ka shumë kampionë e tek Juventus janë shumë të tillë”.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *