• |
ide | kryesore

Reagon prokuroria: Kemi nisur hetimet për zgjedhjet e 30 qershorit

Lajme, Të fundit

Prokuroria e Përgjithshme njoftoi se pas informacioneve që u morën nga Prokuroritë pranë Gjykatave të Rretheve Gjyqësore dhe Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë ka nisur hetimet për disa parregullsi në zgjedhjet e 30 qershorit.

Më 28 qershor Prokuroria e Shkodrës ka regjistruar kallëzimin penal të ardhur nga Bashkia Shkodër e përfaqësuar nga Voltana Ademi, ndaj Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër. Gjithashtu, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka regjistruar 5 kallëzime penale të referuara nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër në ngarkim të Voltana Ademit dhe 1 ndaj shtetasit Z.H.

Prokuroria e Kurbinit ka regjistruar një procedimin penal në 01 korrik për veprën penale “Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve”, parashikuar nga neni 326 i Kodit Penal. Ky procedim është regjistruar mbi bazën e referimit të Komisariatit të Policisë Kurbin sipas të cilit shtetasi Edmond Piroli, kandidat për kryetar i Bashkisë Kurbin për partinë “Bindja Demokratike” pretendon se anëtarët e Komisionit të 2 Qendrave të Votimit në fshatin Fushë-Kuqe, Kurbin kanë futur në kutitë e votimit fletë votimi dhe kanë nënshkruar në emër të votuesve, pa qenë prezent votuesit. Sipas kallëzuesit, në 2 qendrat e votimit, në ambientin privat “Lokal i shtetasit Vasil Ulaj”, në Fushë-Kuqe, pretendohet të kenë votuar 6 shtetas, por në kutitë e votimit janë futur dhe gjenden rreth 60 fletë votimi në njërën kuti dhe rreth 120 fletë votimi në kutinë tjetër.

Prokuroria e Fierit ka regjistruar materialin kallëzues në 1 korrik aktet e të cilit bëjnë fjalë për veprën penale “Pengimi i subjekteve zgjedhore’’, parashikuar nga neni 325 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasve Alfred Davidhi e Klevi Berzhezha. Në materialin e referuar nga policia gjyqësore e Komisariatit të Policisë Fier, pretendohet se këta shtetas i bënin presion zgjedhësve në fshatin Topojë, Fier. Materiali është në fazë verifikimi.

Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë ka në fazë verifikimi deklaratën për shtyp të kryetarit të Partisë Demokratike, dega Korçë, ku përmenden regjistrime video në lidhje me parregullsi të procesit të votimit, rezultatet e të cilit do të raportohen në ditët në vijim.

Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan ka regjistruar më 2 korrik kallëzimin penal për veprën penale “Votimi më shumë se një herë” parashikuar nga neni 327/a i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit O.O. Ky material është regjistruar mbi bazë të referimit të Komisariatit të Policisë Cërrik datë 01.07.2019.

Prokuroria e Përgjithshme thotë se përveç informacioneve të mësipërme, prokuroritë e rretheve të tjera gjyqësore kanë informuar se, deri në këtë moment, asnjë nga subjektet politike nuk ka bërë kallëzim/denoncim penal lidhur me procesin e zgjedhjeve vendore datë 30 qershor 2019, dhe se nuk janë filluar hetime kryesisht për materialet video të publikuara në media.

9 Comments

  1. ……por ngaqe per procedure standarte rrine nga 2 deri ne 3 vjet ne sirtar, besojme se brenda 2022 do te jene gati.

  2. Mrika do hape procedime penale per te gjithe ata qe svotuan. Akuzohen per tradheti te larte ndaj atdheut Agjitacion e propagande dhe me e renda prishje te humorit te liderit global. Ne plumb qena….

  3. Asnje hetim per videon ne njesine administrative nr. 9 ku u kap me ze dhe figuee komisioneri duke blere voten. Apo per prokurorine ajo nuk eshte prove dhe prokuroria nuk mund te filloje hetimet kryesisht? Mos u tallni te pakten. Nuk jemi aq budallenj sa ata qe kemi ne parlament. Dikur me kane pase thene njerez qe e njihnin nga afer qe PPP eshte njeri me integritet. Qe nga betimi ne parlament ne mes te flakeve e deri me sot. nuk eshte pare integriteti i saj.

  4. Keta pegeret e rilindjes do hetojne vetem nje gje . Pse nuk pati dhune! Aq mender usharet e te keqes jane. Sa gjynahe kane . Do ti lajne te gjitha. Pak nga pak kur nuk do ta presin.

  5. Per nje te qire mos bej llafe me Ulusiun o zonja kryeprokurore! Leri hetimet, se nuk shkon dot me lart! Paske pordhe shume….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu