• |
ide | kryesore

Revolucion bavarez, me francezë: 180 milionë për të harruar “Robery”…

Sport



Bayern Munchen ka kryer tashmë dy goditje shumë të rëndësishme. E para Benyamin Pavard, nga Stuttgart, një nga lojtarët më të mirë të kombëtares franceze e shpallur kampione në Botërorin 2018 në Rusi. Më pas, në Allianz mbërriti edhe Lucas Hernandez, mbrojtësin tjetër të Dechamps që, një jolly të vërtetë për teknikun dhe Blues. Më shumë se sa 110 milion euro të paguara, me të cilat, një vit më parë, nuk do të ishte “blerë kurrë Kristiano Ronaldo”, sepse shpenzimet dukeshin të tepërta dhe pamoralshme. Të paktën sipas asaj që theksonte me prepotencë presidenti i Bayern.

Problemi kryesor, në fakt, është ai që, Bayern duhet të bëjë të pamundurën të harrojë Arjen Robben dhe Frank Ribery, të cilëve kontratat u kanë përfunduar më 30 qershorin e kaluar. Jashtë edhe Rafinha, James Rodrigez dhe Mats Hummels, për të cilët kanë arritur “vetëm” 30 milion euro pikërisht nga shitja e mbrojtësit qendror. arkëtimet janë të pakta, por kjo nuk i ka penguar bavarezët të mendojnë për një tjetër goditje të madhe: Nikolas Pepe, mesfushori e Lille është një sugjestion i madh për krahun. Kushton në fakt 70 milion euro dhe nuk do të jetë e thjeshtë për ta sjellë atë tek Bayern, që revolucionin vërtetë po e bën në Mynih, por po e bën me francezë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *