• |
ide | kryesore

VIDEO/ Aksident i rëndë në hyrje të Shëngjinit

Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në hyrje të Shëngjinit në afërsi të Lapidarit ku ka humbur jetën një i ri ndërsa shoku i tij është plagosur. Sipas policisë një automjet që drejtohej nga kosovar me iniciale L.Ç. banues në Prizren ka goditur një motorçikletë ku udhëtonin të rinjtë.

Policia thotë se si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës shtetasi  E.N,  ndërsa  është transportuar në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë për jetën shtetasi A.P.,banues në Lezhë që ndodhej si pasagjer në motoçikletë.

Vazhdojnë veprimet e policië në vendngjarje për sqarimin e rrethanave  të aksidentit. Dëshmitarët në vendin e ngjarjes thanë se ambulanca është vonuar për të shkuar në vendngjarje dhe të lënduarit kanë qëndruar rreth 30 minuta të shtrirë në tokë në gjendje të rëndë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *