• |
ide | kryesore

Zëri i Amerikës: Meta flet për komplot ndërkombëtar

Lajme, Të fundit

Në Shqipëri presidenti Ilir Meta u shfaq sot përpara publikut duke folur më tone të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ambasadave perëndimore që sipas tij po e mbështesin atë.

Zoti Meta tha se më 30 Qershor shqiptarët “evituan një kurth dhe komplot të kurdisur prej kohësh për të ushqyer me çdo kusht dhe çdo cmim përplasjen civile”. Ai foli për një komplot bazuar sipas tij, në parimet e “Shtetit brenda Shtetit” që synon kapjen e Shtetii “jo vetëm në Shqipëri, por dhe në vendet e tjera që vuajnë nga fenomeni i Shtetit paralel dhe axhendave të nëndheshme që janë një komplot kundër demokracisë dhe sovranitetit të të gjithë qytetarëve që duan një demokraci të vërtetë europiane dhe perëndimore”.

Prapa gjithë kësaj skeme, sipas zotit Meta, qëndron multimiliarderi George Soros dhe familja e tij, ndaj të cilëve ai kishte këtë qëndrim: “Ilir Meta nuk është i rracës së Gruevskit, është president i Shqipërisë dhe do i dalë për zot Shqipërisë. Eshtë i rracës së Avni Rustemit dhe disa të tjerëve si Mic Sokoli, Vojo Kushi e të tjerë”.

Duke ju drejtuar kryeministrit Edi Rama për zgjedhjet e 30 Qershorit, ai foli për një “turp e skandal, as 10 përiqnd nuk ka marrë, le të mbushin kuti tërë ditën me organizatën socialiste në KQZ, me Kolegjin socialist, tregon se çfarë reforme në Drejtësi po bën, nga Reformë e ka bërë Ramaformë. Këto janë gjëra të turpshme e skandaloze që nuk mund të ndodhin në një shtet të së drejtës e që do të anëtarësohet në BE. Për mua demokracia është e panegociueshme, nuk e negocioj me asnjë ambasdadë e asnjë shtet”.

Presidenti i vendit ishte i qartë në pozicionin e tij se zgjedhjet e 30 Qershorit ai nuk I njeh. “Zgjedhjet janë më 13 tetor. Dekretin e presidentit vetëm Gjykata Kushtetuese mund ta diskutojë. Prandaj gjithë këto pallavra, KQZ-ra, rezoluta të Kuvendit socialist me opozitën e re të skandalit të unazës së re, dhe me Kolegjin socialist, nuk ka njeri që mund të vërë në diskutim këtë gjë, duhet të jemi krejtësisht të qartë dhe do të mbajnë përgjegjësi të gjithë ata që kanë shkelur ligjin”, u shpreh presidenti duke dhënë dhe propozimin e tij për kapërcimin e situatës. “Më 13 tetor edhe zgjedhje të përgjithshme dhe zgjedhje për presidentin, dhe unë do kandidoj si president, me këto kompetenca dhe Edi Rama dhe Kuvendi socialist që nuk më duan mua, të vënë kandidat kë të dëshirojnë. Kjo është rruga që e zgjidh këtë krizë të tmerrshme të përfaqësimit që të mos na ndodh sërish 2 korriku”.

Zoti Meta nuk dha ndonjë shpjegim se si mund të shkohej te ky propozim i tij, kur të paktën për zgjedhjen e presidentit do të duhet të ndryshohet kushtetuta. “Ky është propozimi im, nëse dikush tjetër ka ndonjë propozim tjetër, le të vijë. Nëse ka ndonjë propozim ndonjë ambasadë që flet për dialog, por nxit sherr në Shqipëri, ta bëjë. ta dëgjojmë. Asnjë propozim që dhunon parimet e shtetit të së drejtës unë nuk e pranoj. I kërkoj zotit Rama të tregohet serioz e i përgjegjshëm. I ftoj dhe përfaqësuesit e huaj të mos bëhen qesharakë, se jemi vend I Natos, kemi 10 vjet, të mos tallen me kushtetutën tonë”.

AI shkoi dhe më tej kur tha se “kush e do Shqipërinë, një koloni, që të pastrojë lekë, që të jetë bazë operacionale e krimit të organizuar ndërkombëtar, një Kolumbi në Europë, Jo nuk kemi nevojë, boll e kanë aty ku e kanë, apo dhe një vend që të krijojë problem në Ballkan mua më ka kundër si President i Shqipërisë, dhe si qytetari, Ilir Meta. Kjo duhet të jetë e qartë”. Kreu i Shtetit u duk qartë se e kishte sërish më përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtarë kur u shpreh se “është mirë që të mos e provojë askush kokëfortësinë time për të mbrojtur interesat e vendit tim. Eshtë mirë. Se nuk jam vetëm, se janë shumë shqiptarë që do të bëjnë çdo gjë për të mbrojtur dinjitetin e tyre dhe demokracinë. Rrugë për në Korenë e Veriut, Shqipëria nuk ka për të bërë e kishte 40 e ca vjet”.

Zoti Meta bëri përgjëgjës për krizën kryeministrin Edi Rama “dhe ata që e nxisin në këtë rrugë të konfliktit dhe të instalimit praktikisht të një junte që ka asgjësuar cdo parim të Shtetit të së drejtës, që kërkon të asgjësojë çdo institucion dhe kërkon të nxjerrë Shqipërinë nga rruga e integrimit europian”./VOA

18 Comments

  1. Nese foli si president, kete komunikimin e sotem mediat duhet ta nderprisnin per tu konsultuar me ndonje psikiater. Eshte dhunim i te drejtave te njeriut per Meten.
    Si opozitar tha shume gjera te mira dhe te verteta. Lulit nuk i shkon me gjuha e militarizuar dhe dikush tjeter me i besueshem duhet ta marri. E rendesishme eshte mos nderpritet komunikimi i dhunshem me qeverine, sepse eshte komunikimi qe perfaqeson shumicen e shqiptareve.

    1. Qeveria e 15% -shit te socio-shqiptareve???
      Na qenka shumice!!!???
      Hahaha….jeni nja 50 vjet prapa.
      PO 8 5 % Jane pakica ah eee!!!???
      Asht e vertete se jemi 85%+15% frikacake,dhe per ma teper servile te USA,BE , sic ishim ma pare servile -bithlepires te BRSS dhe RPK-se!!!
      Nuk kemi shtylle korrizore,FATKEQSISHT!!!!

      1. Hiqi te tjerat dhe lere vetem “shpellar”te emrat se me matematiken qe llogariske votuesit tamam shpellar je,e bukra eshte se kur e tha Basha dhe Monika qe 85%e Shqiptarve jane kundra Rames qesha dhe thashe valle a ka njeri perveç komentuesit me emrin ari qe ti besoje keto budallalliqe?!ja qe paska,te te rroje kosherja se truri te paska lene si Ilir Meten…

  2. Ky eshte nje realitet tashme i cimentosur. Ka mese 20 vjet qe ndodh. Rilindja tashme e ka shperfaqur. E ben diten per diell. Te gjithe qelbsat ku jane e ku nuk jane kane gjetur tashme qenien e duhur nje moster perverse te semure qe eshte sigurisht km kryebandit i tyre por jo yni. Eshte i strukturuarsigurisht…….ka plo e plot …..te ditura per te folur. Pse folet kaq vone nuk e kuptoj. Nderkohe qe ne ka vite qe i dime . Dhe i njohim keto mostra.

  3. Shume vone keni fol. Zullumi ketu ka kap qiellin.te verteta jane. I dime. E dime kush drejton kete vend te kthyer tashme ne krye qender krimi dhe jashtqitje kriminelesh. Patjeter kane mbeshtetje nderkombetaresh. Ata dine me se miri se cndodh. Shume prej tyre jane perfitues te parave te tyre te kermosura me ere fatkeqsish njerzore. ……. dime shume se rilindja sorosiane e perversit ped…..e ka shperfaqur me krenari.

  4. Sigurisht qe eshte komplot . Grup i strukturuar? Shume i mire strukturuar dhe tejet i dhunshem dhe me axhente te qarte. Nuk lodhen dhe nuk pushojne. Eshte vetem shqipria? Jo . Uji fle shejtani zullumqari jo.Sundojne duke percare. Ngjela duhet te na thote ca gjera….. te na ndricoje pak….. ata ishin dje jane sot dhe po i lame do jene dhe neser. Populli qe do mbetet do jene skllever te tyre. Ata kane te pakten 20 vjet qe punojne dhe ja kane arritur te shqermoqin dhe te na lene pa shtet dhe drejtsi. Pa arsim pa shendetsi pa ekonomi pa diplomaci pa drejtsi. Ja kane arritur. Reforma ne drejtsi tashme totalisht ne duart e krimineleve horra oligarke nepermjet duarve te nje qenie te semure mendor pa absolutisht nje cm shtyll nipit te spiro kolekes dhe birit te ktistaqit. Dhe per cfare? Per perversitetin e te pasurit leke. Le te fshin b….me to.qelbesa.

    1. ore vetem se nuk e pranon qe nuk je dylber sorosian nuk do te thote qe vertet nuk je, shif komunistat e sotshem, thone qe jane socialista…

  5. Ke te drejt z President por 100% esht faji i jot per ket monster njeri pasi ti je ai njeri qe sa her ka qen ne zor ky qelbes te ka ardh dhe ka puth leshin e boleve vetem e vetem te ket pushtet, me qelbes se ky nuk ka bota prandaj ky ta futi ty ja futi Fatos droges, dhe te tjeret i ka marr neper kemb, vetem Berishes ky qelbes i ka hanger mutin.

  6. Bravo shoku Ilir dhe shoku Sali qe zbuluat grupin e madh armiqsor te cia-s te cilet donin te shembnin pushtetin tone popullor,por vigjilenca juaj dhe e Lul Bashes me Monika filxhanin e zbuluan kete komplot dhe e demaskuan armikun e jashtem dhe te brendshem,rrofte republika e molotovit dhe filxhanit,poshte imperializmi amerikan!!!

  7. Ilir Meta po tregon se është burrë shteti që i del për zot vendit të tijë në qastet më të veshtira ai edhe mund të mos fliste e ti linte problemet të degradonin në mënyrë të tmerrshme por nuk heshti duke mbetur zëri i vetëm institucional që reagon jo vetëm kundër qeverisë por edhe kundër parazitëve evropianë që mbajnë titull ambasadori.I lumtë!!!Ku është prokuroria e pavarur apo pret ti hetojë krimet zgjedhore me urdhrin e shefit si do bëhet shtet ky vend duke dënuar vetem varfanjakët e të pamundurit?

  8. Kisha nje pyetje per ju o autiket e flakte te rilindjes, a do te ishin te pranueshme keto standarte qe perdorin te huajt ne shqiperi ne vendin e tyre?

  9. Nji pytje per zerin amerikes a keni pyt Palmerin mas votimin se kujt nuk i jepet viza 85 perqind te votusve ju intervistuat para votimeve tashti eshte detyra juaj ta beni dhe mas votimit mundsisht ta pysni per mardhaniet me shqiprin pasi krymistri i shqipris ka than qe po zgjodh President Z Tramp mardheniet me Ameriken do keqsohen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu