• |
ide | kryesore

Ademi takon vëzhguesit e OSBE/ODIHR: U dorëzova fakte për 30 qershorin

Lajme, Të fundit



Tri ditë pas zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, ka zhvilluar një takim për më shumë se 2 orë me vëzhguesit e OSBE/ODIHR.

Përmes një postimi të publikuar në llogarinë e saj personale në “Facebook”, Ademi bën me dije se iu ka vënë në dispozicion përfaqësuesve të OSBE-së fakte të shumta, materiale video, foto dhe dokumente shkresore, që sipas saj, krijojnë një panoramë të qartë të çfarë ka ndodhur para, gjatë dhe pas 30 qershorit në Shkodër.

Mesazhi i Ademit:

Takim me vëzhguesit afatgjatë të OSBE/ODIHR që monitoruan “votimet” në Shkodër me 30 qershor. Informova zj. Katerina Duffkova dhe z. Christian Keilbach, duke i vënë në dispozicion fakte të shumta, materiale video dhe foto, dokumente shkresore që krijojnë një panoramë mjaft të qartë të asaj çfarë ka ndodhur para, gjatë dhe pas 30 qershorit në Shkodër.

Bashkëbiseduesit kanë qenë mjaft të interesuar për të mbledhur çdo gjë të faktuar dhe të mbështetur në dokumentacionin që iu vu në dispozicion. Takimi me vëzhguesit afatgjatë të OSBE/ODIHR në Shkodër ka zgjatur më shumë se dy orë dhe në fund.

I falënderova për punën e kryer dhe realizimin e raportit paraprak të OSBE/ODIHR, i bërë publik nga ambasadorja Glover dhe raportin përfundimtar për “30 qershorin”, që do të krijojë një panoramë të qartë dhe të vertetë të të gjithë procesit.

 



4 Comments

  1. Voltana,OSBE-ja,eshte si ajo fjala: M’ka cu nana,me la gojen.Ju duhet te denonconi ne polici dhe ne prokurori,te gjitha rastet e shkeljeve qe keni konstatuar (ne se keni te tilla),dhe jo vetem Shkodra,por e gjithe Shqiperija.Sic degjojme Arta Markun,deri tani nuk ka denoncime ne propurori. Mos u kujtoni si kofini,mbas te vjelave,si ne rastin e pergjimeve.

  2. I ka dhene prova qe une nuk isha kur u dogj shkolla por ishin disa djem qe e dogjen I ka dhene dhe pamjet ketyre te osbe,keshtu voltana e shpetoje bythen e vet bravo voltana e molotovit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *