• |
ide | kryesore

Deklarata e KQZ, PD: Mashtroi sërish, u shtuan rreth 200 mijë vota

Lajme, Të fundit



Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), sipas të cilit në zgjedhjet vendore të 30 qershorit morën pjesë 22.9% e shtetasve me të drejtë vote.

Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso, ka deklaruar se KQZ zhduku transparencën e procesit duke mos lënë gjurmë në sistemin e të dhënave si dhe vazhdon të fshehë rezultatin për çdo kuti. “KQZ mashtroi dhe akoma nuk ka dhënë llogari për dyfishimin e shifrës. KQZ zhduku transparencën, nuk  hodhi në sistemin online të dhënat, nuk publikoi asnjë tabelë me rezultate. Edhe tani Komisioni Qendror i Vjedhjeve nuk ka publikuar asnjë të dhënë.”- tha Kaso.

Sipas PD, KQZ rriti me 8% pjesëmarrjen në votimet e 30 qershorit “për të fshehur refuzimin e shqiptarëve ndaj Edi Ramës”.  Kaso është shprehur se pjesëmarrja reale në zgjedhje ishte 15%, duke shtuar se mbushja e kutive nuk e ndihmon dot Edi Ramën. “Të dhënat e sotme janë mashtrim. Kanë mbushur kutitë e votimit duke shtuar rreth 200 mijë vota në gjithë vendin. Pjesëmarrja reale është 15%, mbushja e kutive për t’i dhënë Ramës oksigjen nuk e ndryshon dot faktin se qendrat e votimit ishin thuajse bosh.

 

 

 



5 Comments

  1. Po nuk jane shume 200mije. Kqz e zgurit te kapur po punon per realizimin e plllanit 5vjeçar 2025-2030.

  2. Te gjithe e dime qe i kane i bere. Shpejt mund ta pranojne dhe vete qe e kane e bere. Po ne cfare do bejme? Keta bejne gjithmone me te keqen, pa i marre parasysh kostot, por te pakten e dine cfare bejne. Ne duhet te bejme me te keqen per ta dhe me te miren per vendin, pavaresisht kostove.

  3. Prisni edhe pak , ne fund te korrikut do dalin 1.2 milione votues dhe ne fund te gushtit 2,4 milione votues. Me shume nga votues se ne te gjitha zgjedhjet e para 1990-es.

  4. Eshte shume e thjeshte per ta verifikuar. Ata qe kane marre pjese ne votime e kane gishtin e madh te dore se majte me boje te zeze. Numeroni njerezit qe shihni dhe shihni se sa prej tyre e kane gishtin me boje dhe do keni bere nje sondazh te perafert. Une per vete kam pare shume pak njerez me gisht te shenuar.

  5. Keta po behen qesharak me keto shifra. Nuk moren pjese ne zgjedhje dhe tani te mbushin mendjen se sa votuan. Keshtu eshte kur del jashte sistemit. Te humbet besimi qytetar. Dhe me keq do te perfundojne,se po ecin pa busull.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *