• |
ide | kryesore

Djali i Caitlyn Jenner: Nuk pres gjë nga ajo, sillet si 15 vjeçare

Paparazzi, Slider



Brody Jenner, djali i Caitlyn Jenner nga martesa e saj e dytë, ka folur publikisht për marrëdhënien e tij me të ëmën.

Gjate bisedës në episodin e “The Hills: New Beginnings”, ai u shpreh se njerëzit nuk duhet të presin shumë prej saj. Brody pranoi që nuk është ndjerë asnjëherë i afërt me babain e tij, Bruce, që në 2015 u kthye në një grua.

“Realisht, unë nuk u rrita me babain tim. Kur isha i vogël, kalonim pak kohë bashkë. Por kur ai nisi një familje me Kardashians dhe gjithçka që ndodhi, nuk është se e takoja më.”

Caitylyn ka munguar thuajse gjatë gjithë fëmijërisë së tij, madje dhe në diplomimin e tij apo ditëlindje. Siç e quan Brody, marrëdhënia e tyre ishte “shumë sipërfaqësore”. “Sapo nisa të afrohesha sërish me të dhe ta njihja Bruce, ai u kthye në Caitlyn. Caitlyn është një person totalisht ndryshe nga Bruce. Është vetvetja, por Bruce gjithnjë i përballonte gjërat në një mënyrë ndryshe. Babai im, dmth ajo është si një vajzë 15 vjeçare tani. Është totalisht ndryshe – dua të them, kjo është e mrekullueshme. Ajo është e lumtur, po jeton jetën e saj. Prandaj ajo që kam mësuar është thjesht mos të presësh shumë prej saj.”- përfundoi ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *