• |
ide | kryesore

Eurodeputetja e parë shqiptare, Arba Kokalari nis mandatin në PE

Arkiva, Lajme, Të fundit



Eurodeputetja e parë shqiptare në Parlamentin Evropian, Arba Kokalari ka filluar sot zyrtarisht punën e saj si anëtare e këtij parlamenti.

Përmes një shkrimi në profilin e saj në Facebook, mbesa e Musine Kokalarit ka thënë se sot është bërë zyrtarisht pjesë e parlamentit, dhe se para vetës ka punë të vështirë për të bërë.

Ajo ka premtuar se do të jetë zëri i Suedisë në Parlamentin Evropian.

  • foto galeri

Arba Kokalari, 32 vjeç nën programin e partisë “Moderata”, arriti të hynte në PE, duke u bërë e para shqiptare që ulet në këtë parlament.

 

Ajo ka lindur në Tiranë më 27 nëntor 1986, dhe më pas bashkë me prindërit, motrën dhe vëllain emigruan drejt Suedisë. Kokalari, nën programin e partisë “Moderata”, arriti të hynte në PE, duke u bërë e para shqiptare që ulet në këtë parlament.

Alba është mbesa e Musine Kokalarit, ndër disidentet e para gra ndaj sistemit komunist që në vitin 1946. Ajo botoi librin e saj të parë “Seç më thotë nëna plakë” në vitin 1939. Më pas në ’43-shin ajo botoi gazetën “Zëri i Lirisë”. Më 23 janar të vitit 1946, ajo u arrestua nga forcat e Mbrojtjes së Popullit e gjyqi e dënoi me 20 vjet burg.

Në vitin 1961, e nxjerrin nga burgu dhe e internuan në Rrëshen për 22 vite të tjera, ku dhe doli në pension me gjysmë page. Në vitin 1981, u sëmur me kancer, dhe dy vjet më vonë u largua përgjithmonë nga jeta. Asaj nuk ju dha as mundësia për tu kuruar në spitalin onkologjik.



2 Comments

  1. Bravo urime dhe je perfaqesuesja e denje e Musine Kokalari mbase e vetmja opozitare e vertet e fundit ne Shqiperi. Ftoj te gjithe ta urojme.

  2. Paç këmbën e mbarë o e mbesa e Musine Kokalarit !
    Pamvarësisht se Arba ka deklaruar se do të përfaqësojë Suedinë në Parlamentin europian, ajo ka lindur në Shqipëri e rrënja e emrit të saj është shqiptare.
    Kryesorja në kët lajm, është fakti se e para shqiptaro-suedeze që ka hyrë në parlamentin europian, është një deputete e ardhur nga një familje e persekutuar antikomuniste, e pikërisht për këtë i uroj këmbën e mbarë.
    Uroj që në zgjedhjet e ardhëshme të këtij parlamenti, kur Shqipëria të pranohet në BE, të mos ketë asnjë deputet shqiptar pro enverist apo politikan me rekorde kriminale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *