• |
ide | kryesore

Gjykata e Krimeve të Rënda rrëzon kërkesën e Llallës, hetimet do vijojnë edhe për 3 muaj

Lajme, Të fundit



Gjykata e Krimeve të Rënda ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeprokurorit, Adriatik Llalla, për shfuqizimin e zgjatjes së afatit të hetimeve ndaj tij për akuzat e pastrimit të parave, fshehjes apo mosdeklarimit të pasurive, si edhe të mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Prokuroria ka kërkuar zgjatjen e hetimeve edhe me tre muaj për shkak se pret dy letërporosi nga Gjermania, mbi shpenzimet e ish-Prokurorit të Përgjithshëm që nisin nga vizitat e tij në këtë shtet, por edhe nga shkollimi i fëmijëve që, sipas organit të akuzës, kapin shifrën e 60 mijë eurove, shumë që dyshohet se nuk është deklaruar në kufi.

Llalla pretendonte që Prokuroria ka pasur të gjithë kohën e nevojshme për të hetuar, por kërkesa e tij nuk është marrë parasysh nga gjykata, e cila i ka hapur rrugë organit të akuzës të vijojë edhe për tre muaj të tjerë hetimet.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *