• |
ide | kryesore

Goditet një grup kriminal në Shkodër, kapet 205 kg marijuanë

Lajme, Të fundit



Në një operacion të koduar “Prekalori” janë vënë në pranga 5 persona të konsideruar si një grup i strukturuar kriminal në Shkodër. Ata janë kapur në flagrancë me 205 kg kanabis dhe 5 automjete që përdoreshin për transportin e drogës.

Në pranga janë vënë Z. K., 53 vjeç, banues në Malësi të Madhe, i dënuar më parë në Mal të Zi për trafik narkotikësh. (kryetar i grupit të strukturuar kriminal sipas policisë); G. M., 31 vjeç, banues në Malësi të Madhe, i dënuar më parë për veprën penale “Dhënia e ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror”. (bashkëpunëtori kryesor i kryetarit të grupit); K. M., 28 vjeç, banues në Malësi të Madhe (anëtar); E. H., 29 vjeç, banues në Malësi e Madhe (anëtar); Xh. D., 21 vjeç, banues në Malësi të Madhe (anëtar).

“Arrestimi i shtetasve të mësipërm është kryer pasi në bashkëpunim me njëri – tjetrin po kryenin shkëmbimin e lëndës narkotike, me qëllim përfitimin. Sasia e lëndës narkotike është gjetur në një fugon, në prani të shtetasve Z. K. dhe G. M., të cilët do të kryenin shkëmbimin e lëndës narkotike, ndërsa të arrestuarit e tjerë janë bashkëpunëtorët e këtyre të fundit, ku gjithsecili kishte rolin e vet në këtë aktivitet kriminal.

Ky operacion u zhvillua në bazë të hetimeve të kryera, mbi këtë grup kriminal, i cili kryente organizimin, financimin, transportin dhe trafikimin e lëndëve narkotike (marijuanë) nga qyteti i Koplikut në drejtim të Malit të Zi dhe më gjerë. Gjatë veprimeve të mësipërme u sekuestrua automjeti tip fugon; lënda narkotike me peshë 205 kg; 4 automjete të markave të ndryshme dhe 5 telefona celularë.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Veprimet që pengojnë zbulimin e të vërtetës” parashikuar nga nenet 238/2 dhe 301 të Kodit Penal” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *