• |
ide | kryesore

Juventus, misioni Pogba: në lojë emra të mëdhenj për të bindur United

Sport



Rabiot, ndoshta, është vetëm lëvizja parapritëse për të formuar mesfushën e ëndërrave të Juventus. Bardhezinjtë nuk heqin dorë nga Paul Pogba, për ti dorëzuar Maurizio Sarri një mesfushë yjesh. 26 vjecari në shënjestër edhe të Real Madrid, ndaj nuk bëhet fjalë aspak për një operacion të lehtë, por kampionët e Italisë e kanë një plan për tia dalë. Në ditët e kaluara nga Spanja u zbulua lajmi për një ofertë të merengues me përfshirjen e Isco në tratativën me Manchester United, ndërsa idea e fundit e Florentino Perez është ajo ti propozojë Djajve të Kuq Gareth Bale, edhe pse uellsiani nuk ka ndërmend të kthehet në Angli.

Juventus ka në anën e tij dëshirën e lojtarit për tu kthyer në Torino, madje francezi ka biseduar edhe në telefon me teknikun Sarri. Për Kampionët e Italisë mund të jetë mjaftueshëm, bashkë me prezencën e Mino Raiola, për të mundur konkurencën, por duhet gjetur zgjidhja për 150 milionë euro të kërkuara nga United. Sipas Gazzetta dello Sport idea e Paratici është të fusë në bisedime emra që preferohen në Old Trafford.

I pari emër në listë është Paulo Dybala (argjentinasi është përmendur në këmbimin me Icardi), i ndjekur nga Alex Sandro (që është kërkuar nga Manchester verën e kaluar) e Blaise Matuidi (prokuratori i të cilit është Raiola…). Kështu, cështja Pogba mund të bëhet ekonomikisht e përballueshme e mesfusha e Juventus do të bëhej me vlerë botërore, në kërkim të asaj kupe me veshë të mëdhenj aq të pritur në Continassa…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *