• |
ide | kryesore

Kryqëzime të çuditshme në aksin Ibiza-Milano: diçka luhet mes Icardi e Juventus

Sport



Mes Juventus e Mauro Icardi po ndodh dicka. Nuk është një tratativë e lehtë për tu luajtur hapur, për një seri motivesh, por dicka po lëviz në orët e fundit. Fabio Paratici, njeriu i merkatos bardhezi, ka bërë një blitz me një avion privat në Ibiza, të martën. Nuk është cështja e plazheve, aq sa pikërisht aty ndodhej cifti Icardi. E për ta përforcuar idenë, Wanda Nara në këto orë u largua me urgjencë nga Ibiza për një kalim të shpejtë në Milano. Udhëtimin e ka dëshmuar vetë bashkëshortja e ish-kapitenit në Instagram: “Ciao Ibiza, së shpejti. Në Milano vetëm për 6 orë e përsëri në udhëtim. Next Stop Sardenja”. Në të njëjtët orë, në Milano ishte edhe Paratici, i impenjuar në disa operacione merkato. Ndoshta koincidencë, por faktet janë këto dhe tani kalohet në projekte.

Antonio Conte ka vendosur diktatin e tij: Icardi nuk është në preferenca. Ndoshta më tepër për motive jashtë fushës se sa konsideratë teknike, por ky është diskutim tjetër. Inter e di mirë se duhet ta shesë ish-kapitenin për një shifër shumë inferiore nga klauzola e famshme prej 110 milionë. Mbetet të kuptohet cfarë oferte mund të bëjnë kampionët e Italisë. E pamundur pothuajse këmbimi me Paulo Dybala: bardhezinjtë e vlerësojnë të paktën 100 milionë e Joya fiton 7,5 milionë në vit, në krahasim me 4,5 të përfituara nga Icardi tek Inter.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *