• |
ide | kryesore

“Messi alien, por fituam me mendje”: trajneri i Brazilit elozhe argjentinasit

Sport



“Forca e mendjes” e lojtarëve të Brazilit ishte fondamentale në fitoren kundër Argjentinës në gjysëmfinalen e Kupës së Amerikës. E ka pranuar vetë tekniku i Seleçao në përfundim të ndeshjes, luajtur në Mineirao të Belo Horizonte. “Një skuadër e madhe bëhet me mendje, trupi përgjigjet vetëm nëse lojtarët tregojnë forcën e madhe mentale. Sot i janë përgjigjur si duhet presionit”, ka shpjeguar trajneri brazilian në konferencë shtypi.

Nuk mungojnë elozhet për yllin e futbollit Lionel Messi, pavarësisht se argjentinasi ka hedhur akuza të forta kundër organizatorëve në përfundim të ndeshjes: “Ishte një ndeshje e madhe mes dy skuadrave me kualitet teknik impresionues, Messi ishte i jashtëzakonshëm, është një alien”, përfundoi Tite.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *