• |
ide | kryesore

Neymar bëhet “bllofi i madh” për L’Equipe: nis krahu i hekurt me PSG

Sport



“Bllofi i madh”. Titulli i L’Equipe është elokuent në lidhje me sagën Neymar që po mban pezull Parisin e gjithë Francën. Sulmuesi brazilian i mbërritur dy sezone më parë me idenë për tu liruar nga hija e Lionel Messi e të bëhej lojtari më i mirë në botë, duke tërhequr Psg tek triumfi në Champions League, nuk arriti të bëjë asgjë nga këto dhe tani ka ndryshuar mendje.

Tani, Neymar dëshiron të largohet nga Parisi e të kthehet në Barcelonë, por klubi francez që dy vjet më parë e kishte paguar më shumë se 200 milionë nuk ka asnjë qëllim të shesë lirë. Rreziku në këtë pikë është që të krijohet një krah i hekurt me presidentin e Psg Nasser Al-Khelaifi. Duke cituar stafin e lojtarit, L’Equipe pretendon se Neymar mund të prezantohet në grumbullimin para sezonit të skuadrës, për të kërkuar me forcë shitjen. “Nuk është më sekret që nuk është i lumtur në Paris, edhe pse janë mundësitë që të nisë përgatitjet me Psg”, shkruan L’Equipe.

Duke mos qenë i lidhur me një klauzolë zgjidhëse të kontratës (në Francë është e ndaluar), Neymar nëse dëshiron të kthehet në Barcelonë duhet ta bëjë sipas kushteve të Psg. Nga ana tjetër, Barça mbetet vigjilente, duke ruajtur pozicionin e saj. Klubi katalanas kërkon të përdorë lojtarë në këmbim, mes të cilëve Coutinho. Pikërisht ish-Liverpool, sipas asaj që shkruan Sport, ka dhënë pëlqimin e transferimit të tij në Francë.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *