• |
ide | kryesore

Ngo’o-Dunga, sulm ëndërrash për Tiranën: mungon vetëm firma për kenianin

Sport



Tirana nuk ndalet në merkato, duke bërë një tjetër goditje të rëndësishme: Ismael Dunga do të jetë lojtari i ri i bardhebluve, me të cilët ka arritur akordin paraprak, me bekimin edhe të Luftëtarit. Keniani, autori i 10 golave për bluezinjtë (7 në Kampionat dhe 3 në Kupë), ka qenë nën presionin e Kukësit, që e shihte 26 vjecarin si zëvendësuesin ideal për Reginaldon e larguar. Vetëm se bardheblutë nuk e kanë lëshuar kapjen, duke shfrytëzuar edhe zbritjen në fushë për të bindur lojtarin edhe të vertë teknikut Ardian Mema.

Mbeten tani të rregullohen vetëm detajet e fundit dhe firma në kontratë, që Dunga të vishet bardheblu, edhe pse në klub nuk kanë më asnjë dyshim për këtë. Ardhja e sulmuesit kenian ishte lidhur gjithnjë me largimin e mundshëm të Micheal Ngo’o. Sulmuesi anglez e ka mbajtur pezull Tiranën, duke qenë se nuk kishte dhënë shenja për të kuptuar nëse do të ishte sërish pjesë e bardhebluve apo jo. Por në fakt, strategjia e 24 herë kampionëve është krejt tjetër: Mema i do në skuadër të dy Dunga e Ngo’o, lojtarë që formojnë një repart ëndërrash.

Sipas burimeve brenda klubit, edhe anglezi do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ardhshëm dhe me sulmin e mesfushën të kompletuar, kryeqytetasit kthejnë të gjithë vëmendjen e tyre në merkato drejt mbrojtjes, aty ku edhe ardhja e një portiere të ri nuk përjashtohet më…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *