• |
ide | kryesore

Përplasjet në KZAZ, arrestohet nënkryetari tjetër i PD në Dibër

Lajme, Të fundit



Policia e Dibrës ka arrestuar një tjetër zyrtar të Partisë Demokratike në Dibër, pas përplasjeve mes protesuesve dhe forcave policore në Komisionin Zonal të Administrmit të Zgjedhjeve nr.19.

Në pranga ka rënë nënkryetari i PD në Dibër, Ilir Hysa. Po ashtu, Policia ka ndaluar dhe kryetarin e grupit të seksionit Tomin në Dibër, Gafur Gazideden.

Ndërkaq, pak ditë më parë u arrestua dhe nënkryetari tjetër i PD në Dibër, 30-vjeçari Korab Muça. Dy nënkryetarët ishin në kërkim, ndërsa dega lokale e PD në Dibër ka gjithsej tre nënkryetarë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *