• |
ide | kryesore

Putin mban fjalën, nënshkruan ligjin për daljen e Rusisë nga Traktati bërthamor

Planet



Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka nënshkruar ligjin që pezullon pjesëmarrjen e vendit të tij në Traktatin e Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme (INF). Ky traktat i lidhur mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë daton që prej Luftës së Ftohtë.

Ligji, që u mbështet nga legjislativi rus muajin e kaluar, u publikua në portalin qeveritar. Në muajin shkurt, SHBA-ja e pezulloi pjesëmarrjen në Traktatin e vitit 1987, duke e akuzuar Rusinë për zhvillimin e një sistemi raketor, që përbën shkelje të këtij pakti.

Nga ana tjetër, Moska i mohon akuzat dhe e fajëson për shkelje të marrëveshjes SHBA-në, që po ashtu hedh poshtë pretendimet. Traktati (INF) ka eliminuar një klasë të tërë raketash dhe ka ndaluar SHBA-të dhe Rusinë që të zhvillojnë dhe të prodhojnë raketa balistike me rreze prej 500 deri në 5,500 kilometra.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *