• |
ide | kryesore

“Shqipëria po ecën, vetëm gjyqi im ka ngecur”!, shtyhet sërish seanca ndaj Tahirit

Lajme, Të fundit

Ka dështuar për të dytën herë seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Shkak për këtë ngërç procedurial është bërë prokurora jo e rregullt për Gjergj Kohilën, ish-shefin e sektorit të luftës kundër krimit të organizuar në Drejtorinë e Policisë për Qarkun e Vlorës, që ndodhet në arrati.


“Shqipëria po ecën përpara, vetëm gjyqi im ka ngecur”, është shprehur Tahiri në fund të seancës. Ndërkaq, Gjykata për Krimet e Rënda ka vendosur që seanca e radhës ndaj Tahirit të zhvillohet më datë 17 korrik.



Seanca e parë gjyqësore ndaj ish-ministrit u shty për shkak të mungesës së ish tre zyrtarëve të policisë së Vlorës: Jaeld Çelës, Sokol Bodes dhe Gjergji Kohilës.

Gjykata urdhëroi rinjoftimin e tre personave të lartpërmendur, pasi nuk kanë marrë dijeni për nisjen e procesit. Ndërkohë, Jaeld Çela ka lëshuar në datën 17 qershor një prokurë ku shpreh dakordësinë që të përfaqësohej në mungesë nga avokati i tij.

Ish-ministri Tahiri nuk ka munguar në asnjë seancë gjyqësore dhe ka bërë kërkesë për gjykim të shkurtuar, që pritet të shqyrtohet nga gjykata në seancën e 17 korrikut.

 



5 Comments

  1. Bravo cuna pergatitu psikologjikisht per tek 313 vetem nje budalla nuk e kupton qe litarin ta kan lene zvare me burgosjen tende fillon reforma ne drejtesi.

  2. Mos u merzit o syze me mjekerr, avash avash do kesh edhe ti nje fund te tmerrshem, gati sapuni….

  3. Harrove te thuash “….vrane e vodhen!”, si te vetmin kunderargument qe kishe/ke kundra opozites, nderkohe qe Lideri yt Sipatrembur ta ka futur sa krahu!
    Gay politik!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *