• |
ide | kryesore

Si po manipulon Rama me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese

Arkiva, Kryesore



Që para 30 qershorit dhe konfliktit konstitucional që shpërtheu mes shumicës parlamentare dhe presidencës së republikës, përfaqësuesit më të lartë të PS-së, po premtojnë ngritjen me shpejtësi të Gjykatës Kushtetuese brenda verës.

Kjo gjë u bë edhe më urgjente pasi Raporti i OSBE- ODHIR, nënvizoi shprehimisht dhe pa ekuivoke se zgjidhja që gjeti Edi Rama për të vazhduar drejt votimeve monopartiake, duke rrëzuar dekretet e kreut të shtetit përmes KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor, ishte nul. Raporti i vëzhguesve të znj. Glover e shkruajti e zeza mbi të bardhë, se vetëm Gjykata Kushtetuese e ka tagrin të shqyrtojë dekretet presidenciale.

Prandaj socialistëve u duhet ta kenë sa më parë funksionale atë, duke përzgjedhur njerëzit e tyre, që do të çertifikojnë farësën e votimeve një partiake.

Po si po tenton të realizohet kjo manovër e pa imagjinueshme?

Sipas Kushtetutës së ndryshuar në korrik të 2016, 9 anëtarë e Gjykatës Kushtetuese zgjidhen 3 nga Kuvendi i Shqipërisë, 3 nga Presidenti dhe 3 nga Gjykata e Lartë, të propozuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Por kjo procedurë po shkelet më të dyja këmbët në emër të diktaturës së urgjencës.

Në Prill, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ndërmori procesin e renditjes së kandidatëve për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, duke bërë abuzimin e parë: pranimin e kandidaturave që nuk kanë përfunduar ende procesin e vettingut.

Por, as kjo shkelje flagrante, sipas modeli të përzgjedhjes së Arta Markut në Prokurorinë e Përgjithshme, nuk e mundëson ngritjen e Kushtetueses. Sepse ligji themeltar i shtetit ka përcaktuar procedura shumë të qarta.

Sipas Nenit 179 parashikohet se anëtari i parë i Gjykatës përzgjidhet nga Presidenti i Republikës, i dyti  nga Kuvendi dhe i treti emërohet nga Gjykata e Lartë. Pra radha është e saktësuar. Por në kushtet kur Gjykata e Lartë ndodhet jashtë funksionimit,  vetëm Kuvendi dhe Presidenca mund të vendosin dhe maksimumi mund të fillojnë punën 6 anëtarë.

Por edhe për këta të gjashtë ligji parashikon shumë kohë.

Sepse edhe kreu i shtetit pasi merr propozimin nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka një muaj kohë për të dhënë përgjigje. Pasi ai të ketë vendosur radha i vjen kuvendit me 30 ditë të tjera për të miratuar kandidaturën e radhës. E kështu vazhdon deri sa të plotësohen së paku gjashtë anëtarë.

Ligji  “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatës Kushtetuese..'” e thotë qartë se: “Presidenti brenda 30 ditëve nga marrja e listës prej Këshillit të Emërimeve në Drejtësi emëron gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese nga kandidatët e renditur në tre vendet e para të listës…”

Pra në një procedurë normale ,vetëm presidenti do dujej të shpenzonte tre muaj dhe parlameni po të njëjtën kohë. E vetmja zgjidhje e Socialistëve për të Pasur një Gjykatë Kushtetuese sipas oreksit të tyre do të jetë që parlamenti ti zgjedhë të gjithë me një dorë, propozimet e bëra nga KED dhe të presë Ilir Metën sa të marrë kohën e tij.

Por megjithëse socialistëve u duhet me padurim, bërja funksionale e Kushtetueses do të marrë kohë dhe ajo nuk mund të bëhet në rastin më të mirë përpara vjeshtës.

©Lapsi.al



12 Comments

  1. Ram pordh rrena i mori te gjitha pse mo s votoni per ta ber mbret dhe pse jo mbas mbretit zot i te vdekurve??

  2. Dekreti i presidentit eshte i vlefshem dhe do te mbetet i vlefshem cfaredo qe te thote gjykata kushtetuese, sepse gjykata kushtetuese nuk jep dot vendime prapavepruese, Vendimi i gjykates kushtetuese behet i vlefshem qe nga dita e shpalljes se tij dhe per cdo rast tjeter NE TE ARDHMEN deri ne ndryshimin e ligjit apo marrjen e ndonje vendimi tjeter. Me e shumta vendimi i gjykates kushtetuese do te mund te perdorej nga ata qe sot jane ne shperdorim detyre si mbrojtje ndaj akuzes.

    1. ia ke fut kot shoku, si e mori vendimin gjykata kushtetuese per marreveshjen e detit me greqine? E ka marre 2 vjet me pas.

      1. Sepse objekti i marreveshjes me greqine ishte dicka ne konsum te vazhdueshem, nderkohe qe objekti i dekretit te presidentit, anullimi i zgjedhjeve, u konkludua ne daten 30 qershor dhe nuk ka efekt pertej saj i cili te mund sulmohet. Sigurisht gjykata kushtetuese ka te drejten te hedhe poshte dekretin e presidentit, por objekti i dekretit eshte konsumuar tashme, dhe ne ligjshmeri te plote duke qene se nuk kishte vendim gjykate ne kohen kur u konsumua. Nje gje e tille nuk mund te prodhoje ndonje efekt real mbi legjitimitetin e zgjedhjeve, pertej ndoshta te perdorurit si pretekst per te shkarkuar presidentin apo te krijuarit e precedentit per rastet e ardhshme. Zgjedhjet u zhvilluan ne rrethana te paligjshme, dhe pertej kesaj zgjedhjet jane edhe vete nga forma e tyre te paligjshme.

  3. Pse duhet ti mëshohet gjithmonë anës së nxitjes së konflikteve mes institucioneve? A ka ndonjë përfitim nëse do veprohet kështu siç ju e shprehni? Kush përfiton? Ju edhe unë e dimë sh. mirë që si katërshja në opozitë dhe i pesti në pozitë janë të zhytur në llumin e veprimeve dhe mosveprimeve ligjore dhe antiligjore. Në këto kushte pse ju të mediave duhet të “ruani” krahët si majtas dhe dhathtas? A nuk jeni ju pushteti i katërt që detyrimisht duhet të luani rolin e paanshmërisë duke goditur fort çdo veprim të anti ligjor, moral dhe etik? Nëse edhe ju do të mbani dhe dihet që mediat tona janë mpleksur me krahët majtas apo djathtas , i bëni një dëm të pashlyer vendosjes sa shtetit ligjor!??. Mendojeni sa shumë peshë keni në kandarin evendosjes ose të mos vendosjes së shtetit të së drejtës.
    Ju e dini fort mirë se lëvizjet e presidentit nuk ishin në kohën e duhur dhe as në mirëkuptimin e të dy palëve. Opozita edhe për 13 tetorin nuk pranon të ulet me Edin dhe Edi nuk pranon të largohet, pra konflikti tash tepër i njohur që çoi deri tek 30 qershori mbetet adekuat. Atëhere nëse vazhdohet me këto këmbëngulje deri në 13 tetor, si do vejë fati i këtij ridekreti? Mendoj se këtu duhet kërkuar zgjidhja dhe jo duke vazhduar me ironi, kokëfortësi dhe inate personale që prekin rëndë kushtetutshmërinë e institucioneve. Nëse edhe ju të mrdiave vazhdoni tu fërkoni kokën sa njërës palë aq dhe tjetrës, dijeni se jeni jashtë dashamirësisë për zgjidhjen e krizës, por u shërbeni interave të çastit, që nesër do sjellin pasoja të rënda shtetërore.
    Le tju shërbejë su këshillë nga populli.
    Arbëror Epirot

  4. Mungesa e fuqise prapavepruese te vendimeve te gjykates kushtetuese, lidhet me ligjet qe nderkohe kane sjelle pasoja. Mesa di une edhe ne kete rast , ka nje hapesire qe i jep kushtetuta GjK per t’i dhene fuqi prapavepruese vendimit te saj. Pra edhe po e konsideroi akt normativ, ka mundesi ta vleftesoje me efekt prapaveprues. Nese e merr ne shqyrtim si akt me karakter individual, qe per nga natyra shteron me nje zbatim, ne ndryshim nga rasti i ligjeve, vendimarrja e GJK nuk do kishte asnje vlere, nese nuk do t’i jape fuqi prapavepruese dekretit. Interesante eshte ne cfare forme do e aktivizojne gjykaten, sepse ne pergjithesi vihet ne levizje per shfuqizim aktesh dhe jo per t’i dhene fuqi si eshte ky rast.
    Ky eshte nga ato raste ku veshtire te zmbrapsen pasojat, ama ato trimat e KQZ duhet te shkojne ne burg nese dekreti vleresohet i ligjshem, qofte edhe ne kuader te procedures se shkarkimit te Metes.

    1. Me shume mundesi dekreti eshte i paligjshem,por edhe paligjshmerine e gjykon gjykata (kolegji), jo KQZ.KQZ duhe te ndalte procesin pas dekretit dhe PS ta conte ne kolegj vendimin e KQZ. Kolegji do vendostew dhe do mbante pergjegjesi vete. Tani nese GJK e vlereson kushtetues, do te thote qe dekreti ka dale ne baze te kushtetues dhe ka perparesi ndaj kodit dhe ne kete rast pergjegjesia eshte komplet e KQZ, se pasojat ishin ekstreme dhe me shume mundesi te pakthyeshme. KQZ beri nje lloj akrobacie, qe deri tani kishte ekzistuar vetem si mundesi teorike. Gjithsesi me KQZ do mbarojme pune ne date 8 korrik. Nuk do te mbese gje per GJK.
      Sa per marreveshjen e detit nuk ka fuqi prapavepruese, sepse shkoi ne gjykate para se te hynte ne fuqi.Marreveshjet nderkombetare kontrollohen nga GJK vetem kur nuk kane hyre ne fuqi.

  5. Nderkombetaret,tani kane jo vetem te drejten e tyre,por kane edhe detyrimin,qe te kerkojne respektimin e ligjeve dhe kushtetutes,per zgjedhjen e dy gjukatave me te larta te Shqiperise.Vetem keshtu,duke kerkuar ,me nderhyrrjet e tyre,te zbatohen,nen per nen dhe pike per pike te gjitha etapat simbas kushtetutes,do t’i japin edhe pergjigjen me te drejte dhe me korrekte,Presidentit te Republikes.Ne te kundert,ata-nderkombetaret,te mos ndihen me,jo vetem pyetjeve qe i ben Presidenti,por as te mos dalin me neper media,per asnje problem tjeter,qe jane krejtesisht te pa rendesishme,se sa problemi i kushtueteshmerise,se formimit te dy gjykatave me te rendesishme Shqiptare.

    1. Ju lutem mos ju kundervini perseri ShBA sepse do ngeleni perseri si me 30 qershor ,kur nuk pipetinte njeri nga fryka e amerikonit.Daj semi ta qi sumen direkt nuk mendohet dy here.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *