• |
ide | kryesore

U akuzua se pengoi zgjedhjet në Postribë, gjykata jep masën e sigurisë për 23-vjeçarin

Lajme, Të fundit



Gjykata e Shkodrës ka lënë të lirë, Emrah Shabaj, 23 vjeç, që u arrestua një ditë pas zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, nën akuzën e pengimit të procesit zgjedhor në qendrat e votimit në njësinë administrative të Postribës.

Organi i gjykimit e ka cilësuar të paligjshëm arrestimin e 23-vjeçarit, pasi sipas trupit gjykues nuk ka prova që të faktojnë fajësinë e tij. Trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtarja Arta Llazari, ka vendosur të lërë të Emrah Shabajn, pas dëgjimit të pretendimeve të Prokurorisë dhe të palëve mbrojtëse.

Dy ditë më parë, familjarët e cilësuan arrestimin e tij totalisht politik për shkak të bindjeve që ka familja e ish-kryetarit të Komunës së Postribës, Faz Shabaj.

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *