• |
ide | kryesore

U mori jetën 2 shqiptarëve, italiania kishte pirë 5-fishin e normës

Lajme



Ergi Skënderi dhe Xhuljo Kaja, respektivisht 20 dhe 22 vjeç, u aksidentuan për vdekje orët e para të mëngjesit të së dielës, në Piacenza të Italisë, teksa po ktheheshin në shtëpi nga një lokal nate. Raportohet se shoferja që shkaktoi tragjedinë është 30-vjeçarja, Irena Vetere. Nga rezultatet e raporteve hetimore mësohet se italiania kishte pirë alkool 5-fish mbi normën e lejuar.

Gruaja, e cila ndodhet në spital do të arrestohet, nën akuzën e vrasjes së dyfishtë. Vetere ka lindur në Rusi, por është rritur në Itali. Në të kaluarën 30-vjeçares i ishte hequr patenta për shkak se i jepte makinës në gjendje të dehur. Ajo është sipërmarrëse dhe dy vjet më parë ka qenë pjesë e fushatës në mbështetje të kandidatit Paolo Rizzi për kryebashkiak të Piacenza-s.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *