• |
ide | kryesore

Video/ Deputetët kthejnë shpinën gjatë himnit të BE, zbulohet simbolika e veprimit

Planet



Një gjest i pazakontë simbolik është shënuar në Parlamentin Evropian nga deputetët britanikë.

Gjatë ekzekutimit të Himnit të Bashkimit Evropian, të 750 deputetët e PE-së, së bashku me presidentin në ikje, Antonio Tajani,  janë ngritur në këmbë në shenjë nderimi, ndërsa një pjesë e tyre i kanë kthyer shpinën sallës.

Një gjest i tillë është bërë nga deputetët e partisë euroskeptike të Brexit, drejtuar nga Nigel Farange, në shenjë refuzimi ndaj institucioneve të përbashkëta të Unionit.

Nga ana tjetër, deputetët liberalë, u shfaqën në sallën e PE me bluza të verdha me mbishkrimin “Stop Brexit”.

Ky lloj manifestimi u shoqërua me protesta jashtë sallës së PE-së nga mbështetësit e eurodeputetëve separatistë të Katalonjës.

 

 

https://twitter.com/BBCPolitics/status/1145986815461117952?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1145986815461117952&ref_url=https%3A%2F%2Fbalkanweb.com%2Fvide-e-pazakonte-deputetet-kthejne-shpinen-gjate-himnit-te-be%2F



1 Comment

  1. Parlament qesharak. Edhe studenti me i dobet ne Ekonomik e di dhe e kupton qe ekonomia eshte e lidhur me politiken. Ideja e Shteteve te Bashkuara te Europes eshte hedhur nga V I Lenin mbas revolucionit Rus…
    Vetem nese shkrihen parlamentet e cdo vendi anetar te BE (qe nuk ka per te ndodhur asnjehere sepse ka disnivele ekonomike te medha ndermjet anetareve) atehere mund te pretendohet per nje BE te vertete. Ndryshe do mbetet nje bashkim ekonomik sic eshte aktualisht.
    UK doli nga BE-ja (Brexit) pikerisht sepse kosto e saj e anetaresimit ishte e larte dhe perfitimet shume te pakta pervec eksport/importi i mallrave pa tarifa (doganore) dhe pensionisteve te vendeve respektive qe mund te shijojne pjesen tjeter te mbetur te jetes me me pak taksa…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *