• |
ide | kryesore

30 qershori/ PD: Kemi fakte për manipulimin e pjesëmarrjes, padi ndaj “kamikazit” Denar Biba

Lajme, Të fundit



Partia Demokratike bën me dije se disponon të dhëna dhe fakte se si është manipuluar pjesëmarrja e qytetarëve gjatë procesit të votimit për zgjedhjet e 30 qershorit.

Në një deklaratë për mediat, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, tha se Komisoni Qendror i Zgjedhjeve ka rritur pjesëmarrjen me mijëra votues, duke përdorur “si kamikaz”, nënkryetarin e këtij organi, Denar Bibën.

PD disponon të dhëna se si ka funksionuar skema e manipulimit të pjesëmarrësve. Ka funksionuar si një piramidë manipulimi, që nis nga zyra e Edi Ramës e përfundon tek komisionerët në Qendrat e Votimit.

KQZ zhduku transparencën tradicionale. Nuk hodhi të dhënat e pjesëmarrësve”, tha Bardhi.

Ish-deputeti paralajmëron se PD do bëjë kallëzim penal për këtë krim masiv elektoral, duke filluar nga anëtari i PS në KQZ, Biba.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *