• |
ide | kryesore

Ankaragucu si Flamurtari e mbrojtësi bën humor: “Faleminderit për urimet, tani a mund të më paguani?”

Sport



Në një kohë kur futbolli gjeneron të ardhura të jashtëzakonshme, ka klube që janë në vështirësi të madhe për tiu përgjigjur kohës me investime, apo për ti përballuar inisiativat e marra. Flamurtari në Shqipëri, nuk është i vetmi klub që ka lënë pa paguar lojtarët për gjatë gjithë sezonit, sepse qenka edhe Ankaragucu në Turqi, cuditrisht në vendin me të cilin është i lidhur klubi vlonjat.

Thomas Heurtaux ka kaluar sigurisht kohë më të mira, por nuk ka humbur të paktën shpirtin e tij humoristik, që e ka dalluar gjithnjë, edhe pse asaj që i ndodhi në Turqi. Kështu, në ditën e 31 vjetorit, ish-mbrojtësi i Udinese e Verona ka bërë shaka me klubin e tij aktual, në lidhje me një situatë, që në fakt është shumë serioze: paratë.

Historia është e thjeshtë: Heurtaux firmosi verën e kaluar me klubin e Ankaragucu e, mesa duket, nuk është paguar kurrë (ose gati kurrë) me rrogën e parashikuar. Kështu, pasi ka marrë urimet e klubit për ditëlindje, në anglisht i është kthyer në Twitter: “Faleminderit për urimet e ditëlindjes, nëse doni të më bëni një dhuratë, më paguani një nga nëntë muajt e rrogave të prapambetura. Shihemi të hënën”.

Heurtaux sic duket do të prezantohet përsëri në grumbullim. Por jo Alessio Cerci, që është hequr nga organika në muajin mars e ka një cështje gjyqësore të hapur me klubin. Italiani nuk ka hezituar të përgjigjet në postimin e Heurtaux: “Jemi që jemi, thuaji të më paguajnë edhe mua”. Natyrisht Ankaragucu, nuk i është përgjigjur askujt, por duke parë si erdhën gjërat, me rrogat që nuk i morën asnjëherë, nuk do kishin bërë keq të vinin të luanin edhe për Flamurtarin, pa pagesë e pa pagesë mbetën…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *