• |
ide | kryesore

Disney fillon punën për të risjellë ‘Sirenën e Vogël’ me këtë aktore (VIDEO)

Paparazzi, Slider



Padyshim që fushata e Disney për të risjellë të gjithë filmat tanë të preferuar të animuar, në versionin e tyre modern, është pritur shumë mirë nga fansat.

Kujtojmë që “Aladdin” doli në kinema para pak javësh, “Dumbo” gjithashtu dhe tani do të vijë pranë publikut “Mbreti Luan”, por sigurisht që Disney nuk do të ndalet këtu. Ata sapo kanë filluar punën për të risjellë një tjetër film ikonë dhe këtë herë bëhet fjalë për “Sirenën e Vogël”. E sigurisht, gjëja e parë që bëhet në këto raste është zgjedhja e cast-it të aktorëve, që duhet bërë me shumë kujdes, duke qenë se publiku pret të mos zhgënjehet nga këto projekte. E zgjedhura e Disney-t për rolin e sirenës Ariel është këngëtarja e re Halle Bailey. Regjizori Rob Marshall ka qenë prej muajsh duke bërë takime me aktoret potenciale që mund ti besohej roli, por mesa duket Baily ka qenë e zgjedhura që në fillim.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *