• |
ide | kryesore

Futbolli humbet një virtuoz të lojës: Arjen Robben thotë mjaft…

Sport, Video



Arjen Robben ka lajmëruar tërheqjen nga futbolli i luajtur. Talenti hollandez, zgjidhi kontratën me Bayern Munchen pas sezonit të fundit, e vendosi të varë këpucët në gozhdë në moshën 35 vjecare pavarësisht ofertave që erdhën për të nga e gjithë bota. “Mora kohë për të konsoliduar vendimin për të ardhmen time – deklaroi hollandezi -. Vendosa ti jap fund karrierës sime si futbollist profesionist”.

“Vendimi më i vështirë i karrierës” komentoi më pas Robben, i përshëndetur zyrtarisht edhe nga Federata hollandeze përmes një postimi si vlerësim për karrierën. Në 19 vjet karrierë Robben ka fituar në Hollandë, Spanjë, Angli e Gjermani edhe pse i është dashur të kalojë përmes shumë dëmtimesh.

I larguar shumë i ri nga Groningen, Robben u evidentua me fanellën e PSV Eindhoven, aq sa fitoi thirrjen e Chelsea në fillim e më pas Real Madrid. Por ishte me Bayern Munchen që hollandezi kaloi pjesën më të madhe të karrierës, duke veshur fanellën e klubit bavarez në 2009 e duke e hequr 10 vjet më pas. Oferta nga Kina e MLS i erdhën përsëri, ashtu si thirrja romantike e Groningen për të mbyllur ciklin.

PALMARES
– 1 Kampionat hollandeze
– 1 Superkupë hollandeze
– 2 Premier League
– 2 FA Cup Angli
– 1 Community Shield
– 1 Kupa e Anglisë
– 1 Liga Spanjë
– 1 Superkupa Spanjë
– 8 Bundesliga
– 5 Kupa Gjermani
– 5 Superkupa Gjermani
– 1 Champions League
– 1 Superkupa Europiane
– 1 Botëror për Klube



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *