• |
ide | kryesore

Itali/ Sekuestrohet gjysmë ton kokainë me vlerë 200 mln euro

Lajme



Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e llojit “kokainë”, mbi gjysmë toni, është sekuestruar nga Policia italiane në Portin e Genovas.

Operacioni u finalizua nga forcat e antimafias dhe antidrogës në bashkëpunim edhe me policinë doganore, pas hetimeve dhe kontrolleve të detajuara. Përllogaritet që kokaina e sekuestruar do të sillte për organizatat kriminale një përfitim prej mbi 200 milionë euro.

“Tolerancë zero ndaj natkotrafikantëve të mafias”- është shprehur ministri i Brendshëm italian, njëherësh zv.kryemnistër dhe kre i “Lega”-s, Matto Salvini, i cili ka falënderuar forcat e policisë për këtë operacion të suksesshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *