• |
ide | kryesore

Kukësi mbyll miqësoret, të hënën në Tiranë: Gjokën ka gati skuadrën anti-Debrecen

Sport

Kukësi mund të konsiderohet tashmë gati për prezantimin në Europë, ku raundin e parë do ta luajë kundër Debrecen, me teknikun Ernest Gjoka që ka krijuar tashmë idenë e qartë për formacionin me të cilin do të përballojë hungarezët. Blutë pas dy miqësoreve me Lacin, e kanë mbyllur me sfidat përgatitore, duke qenë se është e vështirë të gjesh skuadra të gatshme, sipas asaj që bëhet e ditur nga kampi kuksian.

Në fakt, tre javët e stërvitjes të ndara mes Elbasanit e Ohrit i kanë dhënë vetëm siguri Gjokës, që duhet të jetë i lumtur me faktin që faza përgatitore nuk i ka prodhuar dëmtime, ndërsa ka mundur të zëvendësojë 7 lojtarët e larguar, duke marrë përgjigjen e shpresuar nga Avdyli, Musta, Çema, Lulaj, Kitanovski e Roxher Xhunior. Tekniku, në bazë edhe të lojtarëve do ta nisë me shumë mundësi nga 4-4-1-1, modul që Gjoka e ka përdorur edhe në skuadrat e tjera, e që mund të ekzaltojë aftësitë e Shkurtajt si sulmues i vetëm

Kështu, në portë do të jetë Frashëri, ndërsa nga krahët e mbrojtjes do të luajnë maqedonasi Kitanovski në të djathtë, si dhe Rrumbullaku në të majtë. Qendra do të formohet nga kapiteni Shameti dhe Cuculi, në balotazh me Teqja. Në mesfushë do të rreshtohen nga krahët Ethemi në të djathtë dhe Rama në të majtë me vendosjen digë para mbrojtjes të Musollit dhe Limajt. Ndërsa në mbështetje të Shkurtajt do të jetë Rroca.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu