• |
ide | kryesore

Kupa e Amerikës/ Perù nxjerr jashtë kampionët e dyfishtë në fuqi: nuk ka finale me Brazilin për Kilin

F1, Sport, Video



Në gjysëmfinalen e Kupës së Amerikës 2019 Peru ka bërë surprizën, duke shkatërruar 3-0 Kilin kampion në fuqi. Skuadra e Gareca ka marrë kështu të drejtën e kalimit në finale kundër Brazilit, me të cilin është ndeshur në fazën e grupeve, kur është demoralizuar 5-0. Megjithatë në finale do të jetë ndeshje tjetër dhe këtë e kanë paralajmëruar në gjysëmfinale golat e Flores në të 21’, Yotun në të 38’ me portën e boshatisur, ndërsa në të 91’ 35 vjecari Guerrero mbylli cdo diskutim, duke dribluar edhe Arias përpara se ta dërgonte topin në rrjetë.

Kili ishte kampioni në fuqi e megjithatë për më shumë se një orë Perù ka luajtur si një skuadër e madhe. Formacioni i Gareca spostoi ndeshjen në gjysëmfushën kundërshtare, duke përfituar nga një Kili jo në lartësinë e situatës. Skuadra e Rueda në të 21’ u detyrua të ndjekë rezultatin, pas golit të Flores. Goli i pësuar nuk e shkundi kilin që përpara pushimit dënohet edhe më keq, kur Arias bën aventurierin në një dalje pa kuptim. Carrillo e ktheu topin për Yotun që e dërgoi topin në potën bosh, pavarësisht tentativës për ta shmangur nga mbrojtja kilene.

Në shtyllën e Edu Vargas, me rifillimin e lojës, u kuptua se ndeshja ishte e vendosur: Kili u kujtua shumë vonë të tregonte dhëmbët me Beausejour, Vargas e Alexis Sanchez, ndërsa në të 91’ mori edhe golin e tretë, që e la të pashpresë e të domoralizuar, aq sa të mos shënonte edhe nga pika e bardhë me Vargas, që tentoi të turpëronte Gallese me një panenka, por portieri qendroi pa lëvizur, duke e pritur topin në duar. Në 22 qershor Perù-Brazil përfundoi 5-0, në finale e të dielës Gareca ëndërron të marrë hakmarrjen e ëmbël. Për Kilin do të jetë finalja e vogël përballë Argjentinës, që u eleminua nga Brazilin ë gjysëmfinalen tjetër.

https://www.youtube.com/watch?v=h_MuP16wJg4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *