• |
ide | kryesore

Lubonja: Rama mund të arrestojë 4 krerët e opozitës

Lajme, Të fundit



Analisti Fatos Lubonja i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në “News 24” tha se hapi tjetër i Ramës mund të jetë arrestimi i katërshes opozitare. Lubonja u shpreh se Rama ka mbështetje ndërkombëtare dhe se në emër të kësaj mbështetjeje, ai po vendos nën kontroll institucionet.

“Edi Rama pati mbështetje ndërkombëtare për të hedhur këtë hap. Unë mendoj që këta ndërkombëtarë do vazhdojnë ta mbështesin. Ata i hapin rrugën një hapi tjetër të Ramës. Besoj se hapi tjetër i Ramës është arrestimi i katërshes opozitare. E thashë ose do durojmë dhunën e Ramës ose të bëjmë dhunë për të rrëzuar Ramën”, – tha Lubonja.

Për Lubonjën, 30 qershori ishte hap i radhës i instalimit të sistemit të Edi Ramës.

“Për mua 30 qershori ishte etapë e një procesi të nisur tashmë nga Rama. Mendoj është një proces i instalimit të një regjimi të kontrolluar prej tij në të gjitha institucionet. 30 qershori ishte hap më tej në këtë proces. Bolino tha se 30 qershori kishte një lojë, dhuna nga njëra anë ose paqja dhe fitoi paqja. Ndërsa për mua ishte hap më tej i Ramës që ka ndërtuar një pushtet, që zgjidhni ose paqe me mua ose do keni dhunë. Ose të durojmë diktaturën e Ramës ose të përdorim dhunë që nuk e duam asnjë. 30 qershori ishte etapë”, – tha ai.

Lubonja shtoi se data 30 qershor ishte edhe një referendum dhe se më tepër se çfarë do të bëhet në këtë qytet a tjetër, ishte kundër katërshes opozitare.

“30 qershori ishte edhe një referendum. Nuk u bë që çfarë do bëjmë në këtë qytet e në atë, por ishte më shumë jeni me mua apo me katërshen. Ndërkombëtarët ç’armatosën opozitën dhe i thanë Ramës vetëm ti ke shtetin, ndërsa këta të tjerët do të dënohen nëse vjedhin votat. Nuk rrëzohet Edi Rama duke i provuar se ka vjedhur vota, duke thënë se ka shtuar, sepse ka mbështetje ndërkombëtare”, – tha Lubonja. /Balkanweb



9 Comments

  1. Rama nuk areston. Prokuroria arreston.
    Like floriri ne burg per videot (prifti ka lone edhe ca te tjera)
    Mona ne burg per molotovet dje ate vilen me 6 Hale
    Selehu ne burg per 97, puc shteti etj
    Lyli ne burg per 21 janarin e rrugen e kombit
    Mediu ne burg per Gerdecin
    Klani zemunit ne burg

  2. Hahaha. Ramen do ta vendosim ne shtepine e bardhe. Si lider global. Ta japi gjithe dynjane me pppppppppp . Ta bej gjithe boten dru dhe bordello. Ti mbylli gjithe mediat e botes. Dhe keshtu gjithe bota do rilinde me psikopatin dru rilindas. Sigurisht me stafin rilindas dhe centrifugistin gastorin me te madh te mender oborit te vet.

  3. Nuk i kuptoj keta qora polilajthites qe ne gjuhen e rendomt quhen politikan domethen mashtrusa kush jane keta qe flasin do i arestojm do i fusim ne burg do bejne name ku e marin ate te drejt te flasin pa pik pergjegjsie bashke me ca rembthje nderkombtare qe thone do arestokan njerez njina flet ne poloni nji flet ne tiran tjetri flet neper studio cfare jane keta njerez pa shkoll kush jane cfar tagri kan per te be keto arestime asnji nuk mundet te bej arestime pore keta kan hallin e vete qe nji dit do japin llogari nerkobtaret jan ne hall te madh se kan shpodoru fondet e veta qe ka dhane BE dhe SH B A per Shqiperin dhe keto jane taksat e popullit te tire qe jan shperdoruar ne shqiperi dhe i thone z Rama vazhdo ti keshtu se je mire qe te behet lufte civile dhe ata shpetoj nga qeverit e tyre dhe djegin dokumentat dhe pastaj nuk u intereson me Edi

  4. Nuk do me vinte keq sikur te sikteriseshin te gjithe, edi rama, sali berisha, ilir meta, lulzim basha e kompani. Por nga te gjithe edi rama eshte me maskarai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *