• |
ide | kryesore

Marca është e sigurtë, De Ligt tek Juventus komplikohet: “Barcelona në pritje”

Sport



Ditët vendimtare për Mathijs De Ligt rrezikojnë të transformohen në një telenovelë, sepse kur pritej vetëm zyrtarizimi i hollandezit tek Juventus, nga Spanja vjen lajmi për rikthimin e fortë të Barcelonës. Nga Marca, e përditshmja e rëndësishme sportive e Madrid, vjen lajmi që ka frikësuar jo pak bardhezinjtë: “Blerja e Matthijs de Ligt komplikohet për Juventus e Barcellona mbetet në pritje”.

Problemi, sipas asaj që shkruan Marca, është se Ajax e ka refuzuar ofertën e bardhezinjve prej 65 milionë plùs 10 bonus, më e ulët se ajo e Barcelonës që u quajt gjithashtu e pamjaftueshme. Paratici, sic dihet tashmë, ka besim në vullnetin e lojtarit, duke patur një mirëkuptim me agjentin e tij Mino Raiola, por hollandezët kanë synim të marrin maksimumin nga shitja e kapitenit të tyre.

Barcellona (që punon paralelisht edhe për tratativën për Neymar, si dhe klauzolën e zgjidhjes së kontratës së Antoine Griezmann) ka ofruar gjithashtu 75 milionë, por në ndryshim nga italianët, nuk ka një akord me mbrojtësin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *