• |
ide | kryesore

Mbledhja e Kryesisë së PD, Berisha: Opozita do të vijojë me kryengritjen popullore

Lajme, Të fundit



Pas përfundimit të mbledhjes së nisur mëngjesin e sotëm mes strukturave të Partisë Demokratike, ish-kryeministri Sali Berisha, në një dalje të shkurtër publike, deklaroi se opozita do të vijojë me “kryengritjen popullore”, duke e konsideruar 30 qershorin si “groposje të vlerave të demokracisë”.

Vlerat e demokracisë të groposur më 30 qershor me farsën moniste të rivendosen një minutë e më parë, ndaj edhe thirrje mbarë qytetarët shqiptarë të vazhdojmë betejën deri në fitoren tonë të plotë. Akt i mençur i PD që nuk u bë pjesë e farsës së narkoshtetit, farse elektorale ku baronët e drogës e krimit me pushtet e në shpellat e drogës vendosin për fatin e qytetarëve”- tha Berisha.

Më tej, lideri historik i PD-së, shtoi se është e domosdoshme që opozita të qendrojë besnike e vlerave, pasi vendoret e së dielës, nuk ishin zgjedhje sipas tij dhe në mbështetje të këtij argumenti i referohet Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. “Është jetike që opozita të qëndrojnë e papërlyer, besnike e vlerave dhe për asnjë sekondë fasadë e regjimi të urryer që kanë pasur shqiptaret nga koha e Enver hoxhës deri sot zgjedhjet janë të dënuara me vdekje, nuk ishin zgjedhje ato, cilido që mendon le të rikujtojë pak konventën evropiane të të drejtave të njeriut për votën, zgjedhjet për të gjitha këto”, tha ish-kryeministri.

 



7 Comments

  1. Plaku Mere eshte si ujku qe do mjegull edhe ky e ka marre peng PDne dhe nuk do zgjidhje as zgjedhje por do kaos ne menyre qe te shpetoje veten dhe familjaret e vet nga burgu plus kerkon te destabilizoi me çdo kusht vendin ne interes te armiqve tane shekullor,per fat te keq ky njeri qe erdhi ne PD nga dera mbrapa si i derguar i Ramiz Alise ka marre persiper ta shkaterroje ate parti per interesat e veta dhe ta atyre qe u sherben si agjent…

  2. e more sal djali , tani ne loje ka hyre AMERIKA, cdo gur do shkoje ne vend te vete .si blu , mavi ,kuq, roze te bardhe e te zi.

  3. Po, po, prisni “amerikonet ” t´ju sjellin lirine. Popull debil qe pret me syte nga Amerika, gjithe diten kafeneve, ne vend qe te ngrihen dhe t´i kerkojne llogari atyre qe e qeverisin.

  4. E vetmja gje e lire dhe e pakapur nga mafia sot, eshte populli opozitar. Artan Fuga (kujdes para se ta shani, se e eshte xhaxhai i Endrit) i quante shqiptare te fuqishem. Nuk kane treguar as 5 per qind te fuqise.
    Ta harroni qe do e harrojne poshterimin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *