• |
ide | kryesore

Mjaft me pasiguritë e Olsen, Roma blindon portën me një spanjoll

Sport



Pau Lopez është njeriu me të cilin Roma do të blindojë portën. Verdhekuqtë kanë dëshirën ta mbyllin tratativën me Betis brenda kësaj jave. Vlera e porterit është rreth 20 milion euro, të cilës do t’i shtohet një përqindje, në rast të një rishitje të mundshme. Drejtori sportiv salentin Petracchi, që të martën ka takuar ndërmjetësin e operacionit, dëshiron t’i dhurojë blerjen e tretë (pas Spinazzola dhe Diaëara) teknikut Fonseca, në kohë për të nisur grumbullimin e fiksuar për në 9 korrik.

Portieri spanjoll e ka dhënë tashmë aprovimin e transferimit të tij. I datëlindjes 1994, i lindur në Girona, Lopez është i gjatë 189 centimetra dhe vitin e kaluar (31 gusht) ka debutuar me kombëtaren ndaj Bosnje-Hercegovinës. I aftë në dalje dhe mbi të gjitha me topin ndër këmbë, karakteristika që e lejojnë ta rinisë menjëherë aksionin, Lopez shihet si siguria për të zëvendësuar Olsen, që sezonin e kaluar la shumë për të dëshiruar.

Fonseka e pret. E së bashku me portierin do të jetë i kënaqur edhe për Mançinin. Mbi mbrojtësin, në fakt, Petrachi përparon pa u ngutur. I vetëdijshëm për vullnetin e Atalantas për ta shitur qendërmbrojtësin (vlerësuar 25 milion), Roma nuk kërkon të shkojë përtej 20. Mes të tjerave me një formulë që do të mund të lejonte uljen e pagesës sa më shumë të ishte e mundur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *