• |
ide | kryesore

Ngjarja e rëndë në Kavajë, Meta: Të nisin menjëherë hetimet

Lajme, Të fundit

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar pas vrasjes në Kavajë ku nga përplasja me armë mes dy grupeve, mbeti viktimë një i pafajshëm dhe u plagosën 5 të tjerë. Meta i ka shprehur ngushëllimet familjes së të ndjerit, që duket të jetë një viktimë e pafajshme, duke kërkuar zbardhjen e menjëhershme të ngjarjes.

Ndërkohë që Policia nuk zotëron ende asnjë informacion zyrtar, kreu i shtetit bën thirrje për marrjen e masave për garantimin e sigurisë publike në vend dhe parandaluar përsëritjen e ngjarjeve të tilla kaq të rënda e tragjike.

REAGIM I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SH.T.Z ILIR META

4 korrik 2019

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta shpreh shqetësimin e thellë për ngjarjen tepër të rëndë dhe tragjike, të ndodhur sot në qytetin e Kavajës, ku një qytetar i pafajshëm humbi jetën dhe disa qytetarë të tjerë u plagosën.

Presidenti Meta pati një bisedë telefonike me Kryetarin e Bashkisë së Kavajës, z.Isa Sakja dhe i kërkoi t’i përcjellë ngushëllimet dhe solidaritetin e Tij më të sinqertë të afërmve dhe familjarëve të qytetarit që humbi jetën, si dhe u uron shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve.

Presidenti Meta kërkon nisjen e menjëhershme të hetimeve për këtë ngjarje të rëndë, zbardhjen e shpejtë dhe të plotë të saj, si dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve.

Presidenti Meta thekson domosdoshmërinë e rritjes së gatishmërisë së Policisë së Shtetit dhe agjencive ligjzbatuese, për të marrë të gjitha masat e duhura për garantimin e sigurisë publike në vend dhe parandaluar përsëritjen e ngjarjeve të tilla kaq të rënda e tragjike.

5 Comments

  1. Tani qe e kerkoi presedienti , patjeter qe do nisin MENJEHRE hetimet. Se po mos ta kishte kerkuar ky kokeloqja , as qe do kishte hetime fare.

    Personazh medioker dhe mjeran.

  2. po per ato qe jan vra deri tashi , pse nuk ka bo deklarata ky me kerku fillimin e hetimeve
    pse kerceu si gjel ky tashi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu