• |
ide | kryesore

Probleme për Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez

Paparazzi, Slider



Dhe pse në fillim marrëdhënia e tyre dukej perfekte, për Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez problemet kanë filluar.

Sipas Fox News, ata mund të mos shkojnë kurrë drejt altarit dhe arsyeja për këtë është tensioni në çift. “Miqtë i kanë parë të debatojnë shpesh. Ka shumë pasion në marrëdhënien e tyre, që e ndihmon dhe e shkatërron çiftin njëkohësisht- sidomos kur personalitetet e tyre përplasen sepse një sherr dihet që do pasojë. Sado që miqtë adhurojnë t’i shohin bashkë si burrë e grua, ka një frikë të madhe që tensioni mes tyre mund t’i pengojë ata të shkojnë drejt altarit.”- ka treguar një burim pranë tyre. Një ndër situatat që ngjalli debat të madh mes tyre thuhet se ishte deklarata e Rodriguez për bisedat me Kylie Jenner në Met Gala.

“J.Lo u nervozua pafund me Alex sepse nuk e priste që ai të sillej ashtu. Ajo realisht i tha që nuk i intereson fare çfarë ai flet nëpër intervistat e tij, për aq kohë sa nuk kalon kufinjtë për familjen e tyre apo marrëdhëniet e saj personale dhe profesionale. Dhe përsa i përket asaj që Alex tha për Kylien? Jennifer mendon se ai e kishte tepruar.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *