• |
ide | kryesore

“Ramaforma”, Balla: Ta harrojnë, reforma në drejtësi nuk negociohet

Lajme, Të fundit



Gjatë fjalës së tij në seancën e sotme parlamentare, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i është përgjigjur kritikave të presidentit të Republikës, Ilir Meta, kundrejt reformës në drejtësi që e etiketoi si “ramaformë”. Balla u shpreh se reforma nuk do të negociohet, duke shtuar se “presidenti vetëm mund ta ngadalësojë, por jo ta pengojë”.

“Reforma në drejtësi veçse zbatohet dhe këtu mbaron gjithë ky diskutim edhe pse e dëgjova në sallë emrin e heroit Avni Rustemi që ka disa ditë që rrotullohet në varr ku është se po ia shpërdorojnë emrin njerëz që nuk kanë asnjë lidhje me Avni Rustemin. Presidenti mundet vetëm ta ngadalësojë, por jo ta pengojë.”- tha Balla.

Më tej, Balla iu referua zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, duke i konsideruar si një “pikë kthese”, pasi sipas tij, tani e tutje nuk do të ketë “më një parti, grupim, apo koalicion që të guxojë të pengojë shqiptarët të shprehin të drejtën e tyre kushtetuese të zgjedhin apo zgjidhen”. “Nga sot ne fitimtarët e 30 qershorit e kemi kuptuar mirë, se nuk fituam ngaqë kemi bërë punë shumë të mira, por se treguam vendosmëri për të respektuar shtetin me rregulla, ligje e kushtetutë. Ajo që u strëmundua Iliri, Saliu, Luli dhe Monika ishte mohimi i kësaj të drejtë kushtetuese të cdo shqiptari.”- tha deputeti socialist.

 

 

 

 



15 Comments

  1. Terma i drejte do sihte “Nuk do vihet ne shina”, sepse negocimi pasi eshte miratuar, do ishte shume problematik. Qe nuk do vihet ne shina ligjore, kjo eshte e sigurt, pasi po te vihej ne shina, pra te zbatohej sic eshte shkruar, Tao Tao, Nafija, Dylqinja, Ulenshpigel e shume te tjere do shkonin tek shtepija pa qera dhe nuk i dihet se kur do dilnin nga aty. Ju nuk jeni aq budallenj sa te ngrini SPAK-un qe do fuste ne burg Berishen, se ai ka kaq shume info, saqe disa do rrinin ne arrest shtepije derisa te ndertohej burgu i ri.

  2. Ju po e negocioni. Ju po shkelni kushtetuten dhe ligjet, duke emeruar PPP dhe duke tentuar te emeroni edhe gjygjtaret e larte dhe kushtetutes jashte procedurave. Ju doni gjygjtare te larte pa vetting, qe t’ju sherbejne juve nen kercenimin e vettingut. Edhe nese ju nuk keni ndikim tek organet e vettingut, ekziston perceptimi tek gjygjtaret qe keni. Kaq mjafton per t’i dhene fund drejtesise se pavarur nga gjykates te larte qe nuk kane kaluar pa vetting. Shikoje korrespondencen e turpshme te KLGJ me EURALIUS, per gjykaten e larte. Eshte kryekeput negociim i reformes.

  3. Ej kjo rilindje eshte percudnu komplet. Jo se nuk ka qene. Po ka ikur fare fare po fare nga trute. Keta mesa kuptoj marin mall kolektivisht ne koperativen e tyre bujqesore dhe sidomos ne ate blektorale. Ne jemi anormal qe leme keta ende. Anormal jemi.

      1. o Molotof u masturbove sot per nder te datelindjes se liderit suprem?! po pse ore ai kokcepeshi nga Librazhdi (djali i Kasemit me letra legalizimi dhe kopili i sekretarit te Partise se rrethit ne kohen e xhaxhit) bashke me Ulqiun dhe Arten e tij do na cojne para drejtesine?! sa per haxhiqamil pa na sqaro pak pse na eshte urtesuar si me magji keto 3 ditet e fundit Lideri dhe po na poston citate filozofesh ?! hera e fundit qe ja pame surratin ishte ne mbremjen e 30 qershorit ku mbajti ate fjalimin e fitores publiçitare 11 % -she ku ishte mbytur ne djerse! suksese ne burg …se ne jete skeni me shanse te jeni te lire!

  4. Me kete fare buli,me spirrapalin edhe pak e nga 12 % Ps-ja qe eshte sot do vete ne 5 %si PASOKU !Hiqeni kete servil,hajdut,injorant e fshatar komplet !!!Me keto dy palaço na e shpifet PS-ne !Me pare Meidani,Dokle,Lakrori,Leontiev Çuçi e sot asnje i shkolluar ne Universitete !Aha,per monstruozitetet e rruges,si droga,grabitja,perdhunimi e krimi bandes se sotme ne pushtet hiqini kapelen !Eshte i pari i tyre Edvin Dajti qe ka tere veset e botes se rruges !Me thjesht akoma eshte nje Perbidesh !

  5. O Leme, Tao ka marre doktoraturen ne Rumani. Gojet e keqija thone se eshte plagjiature dhe se Universiteti rumun ka celur nje hetim, por duke pare fytyren e tij te ndritur dhe gjithe yndyre nuk duket shume e besueshme. Pastaj mjafton te shihet se me cfare fantazie i perpunon teorite e shefit te tij per ta kuptuar. se me te vertete kopjon, por ka fantazi perpunuese.

  6. Ketyre ju ka ngel ne goje fraza “reforma ne drejtesi” njesoj si .ari ne pergjimet qe nxorri bild. O turishtremet dy jane gjerat qe dilni bllof ju te bandes se rilindjes
    1. Reforma ne drejtesi ne aspektin procedural nuk ka lidhje as me protestat dhe as me kerkend pasi zhvillohet ne nje “fushe ” qe nuk interferon askund.
    2. Per nga menyra si zhvillohet procesi as nuk eshte penguar dhe as nuk pengohet dot nga opozita pasi edhe pse protestohet procesi nuk eshte nderprere asnjehere, sepse realisht nuk kane lidhje.
    Ndersa pre zvarritje e pengesa eshte pergjegjese vetem qeveria e cila i detyroi keto institucione te punojne me 1/2 e kapacitetit pasi nuk i miratoi fondet shtese dhe organiken shtese. Tani sipas matematikes normale kush e pengon procesin? Po ti mer tualet njeh vetem matematiken e 30 qershorit……
    Dhe e fundit mos beni sikur jeni qelibare se edhe gjushi tha qe jam akullore po doli si top muti…… Ju e dini me mire se sa jeni te zhyt ne mut dhe ta dini se ai do ju mbuloje

  7. o Taulant lere konferencen mer lal se jane ca cune ketu te PD/LSI me duket dhe po te zgjidhin gomarin qe ke lidh ke gardhi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *