• |
ide | kryesore

Tërbimi i Argjentinës, gjashtë faqe protestë: “Duam kutinë e zezë të Var”

Sport



Një letër e gjatë 6 faqe, plot ndjesi dhe e shoqëruar me një dossier të të gjithë padrejtësive arbitrale sipas tyre të pësuara. Në Argjentinë nuk është vetëm Lionel Messi, si kapiten, që ankohet pas humbjes me Brazilin në gjysëmfinalen e Kupës së Amerikës. Presidenti i Afa, Claudio Tapia, ka ngritur zërin, duke kërkuar nga Conmebol regjistrimin e bisedimeve mes arbitrit Roddy Zambrano e VAR, Leodán González.

“Fatkeqësisht – shkruan Tapia – ajo që ndodhi në ndeshjen mes Argjentinës e Brazilit meriton një refleksion të thellë që vendos në dyshim nëse janë respektuar parimet e etikës, ndershmërisë e transparencës që ju (i drejtuar presidentit të Combebol) përmendni gjithnjë. Ky refleksion bazohet në të gjithë parregullsitë e shfaqura para dhe gjatë ndeshjes, ku është shfaqur se kombëtarja jonë është dëmtuar dukshëm nga arbitrat e ndeshjes, me në krye arbitrin Roddy Zambrano, në të gjithë ndeshjen e në vecanti se nuk përdorën Var në dy episode konkrete që pa dyshim do të kishin kthyer rezultatin final. Fakti që treshja e arbitrave ishte kontestuar nga Afa për precedentët negativë të Zambrano shton dyshimet që gjeneruan nga arbitrimi i djeshëm”.

Riferimi i Tapias shkon për dy 11 metërshat e pretenduara nga Albiceleste. Në letër numri 1 i futbollit argjentinas flet edhe për “ndërhyrje politike”, që lidhen me prezencën e Presidentit të Brazilit Jair Bolsonaro, e kërkon dorëheqjen e Ëilson Seneme, shef i komisionit arbitral të Conmebol.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *