• |
ide | kryesore

Wanda, tjetër postim i kriptuar: “Të gjithë jemi të këqinj në një histori të shëmtuar”

Sport



“Të gjithë jemi të këqinj në një histori të shëmtuar”, mesazhi i Wanda Nara lë vend për interpretime, sidomos në ditën e takimit të bashkëshortes agjente të Mauro Icard në Ibiza me drejtorin sportive të Juventus Fabio Paratici.

Ndjesia është se piëkrisht në këto ditë po vendoset fati i argjentinasit. Dëshira e tij është gjithnjë e njëjta, ose më saktë të qendrojë në Milano, aty ku nuk e do Antonio Conte. Të dielën mbarojnë pushimet e Mauritos që do ti nënshtrohet vizitave mjekësore përpara se të bashkohet me grupin për të nisur përgatitjet.

E gjitha kjo kur Juventus, pas tentativës së verës së kaluar, ka treguar përsëri interes për ta marrë në Torino. Këtë herë nën drejtimin e Maurizio Sarri, trajner që e vlerëson Icardi e që e donte që kur ishte tek Napoli. Historia vazhdon me telefonata, takime të pretenduara e mesazhe të kriptuara në rrjet. Sic duket vera e Icardi e Wanda do të jetë akoma edhe më e nxehtë.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *