• |
ide | kryesore

ZDF: Zaev i pëlqyeri i Merkel në Ballkan, Shqipëria mes drogës dhe krimit

Lajme, Të fundit



“Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, është aktualisht më i preferuari i Kancelares Merkel nga liderët e Ballkanit Perëndimor. Ai ishte i vetmi që Merkel priti në Berlin në prag të samitit të Berlinit”, – shkruante Deutsche Welle në pritje të nisjes së Samitit të Poznanit. Kurse ZDF shkruan se rrugën e Shqipërisë drejt BE po e pengon krimi dhe droga

Të enjten nis në Poznan të Polonisë Konferenca e Ballkanit Perëndimor- të premten do të takohen krerët e shteteve dhe të qeverive të BE-së. Kancelarja gjermane do të udhëtojë gjithashtu për atje. Bëhet fjalë për sigurinë në lagje- kështu pati deklaruar ministri i Jashtëm, Heiko Maas, në prill të këtij viti, gjatë përgatitjeve për Samitin e Poznanit.

Ballkani Perëndimor mbetet një fuçi baruti

Natyrisht është gjithmonë mirë që të merresh vesh me fqinjët e tu. Në rastin e Ballkanit Perëndimor, mbi të gjitha bëhet fjalë për fqinjë që nuk duhet të afrohen me fqinjë të tjerë si Rusia, Turqia apo shtetet me një interpretim më strikt të Islamit. Edhe Kina po investon dhe dëshiron të sigurojë pushtet dhe ndikim.

Kjo është arsyeja se përse BE ka nisur të ashtuquajturin Procesii Berlinit, që zhvillohet rregullisht që nga viti 2014 në një vend të BE. Kështu, gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të mbahen në paradhomën e pritjes së BE, thuhet në qarqet diplomatike të Varshavës. Megjithatë këto shtete të Ballkanit Perëndimor nuk janë një forcë homogjene. Pas luftërave civile në rajon në vitet ’90, tendencat nacionaliste dhe konfliktet etnike janë një problem edhe sot, Ballkani Perëndimor vazhdon të mbetet një fuçi baruti.

Negociatat e pranimit po zvarriten

Qëllimi i Procesit të Berlinit është që të mbajë para syve një perspektivë të pranimit në BE. Bisedimet e pranimit kanë nisur me Serbinë dhe Malin e Zi, me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore mund të fillojnë relativisht shpejt, më larg janë Kosova dhe Bosnje-Hercegovina. Por negociatat e pranimit nuk janë ende një angazhim i vendosur se kjo do të ndodhë. Data më e hershme e pranimit për Serbinë do jetë viti 2025, duke përfshirë edhe Malin e Zi, që konsiderohet si kandidati më premtues.

BE ka derdhur tashmë miliarda në Ballkanin Perëndimor për rindërtimin dhe projektet strukturore. Por korrupsioni në terren ose fondet e shpërdoruara të BE-së ndonjëherë i silurojnë këto përpjekje.

Pak besim tek njëri-tjetri

Në gjashtë vendet e Ballkanit, njerëzit nuk i besojnë njëri-tjetrit dhe në vende si Bosnje-Hercegovina, situata është veçanërisht e vështirë për shkak të grupeve të ndryshme etnike. Në vendin me 3.5 milionë banorë, myslimanët përbëjnë thuajse gjysmën e popullsisë, më pas vijnë boshnjakët serbishtfolës me rreth 30 përqind dhe katolikët kroatë me rreth 15 përqind.

Dialogu mes Serbisë dhe Kosovës ka qenë veçanërisht i bllokuar. Një minoritet serb në Kosovë mendon se është pjesë e Serbisë, kështu ndodh edhe me një pakicës shqiptare në Serbi. Përveç kësaj, ka edhe një mosmarrëveshje tarifore: në Kosovë po bojkotohen mallrat serbe.

Një samit me slogane këmbëngulëse

Shqipëria nga ana tjetër ëndërron për Shqipërinë e Madhe, që mund të përfshijë Kosovën dhe pjesë të Maqedonisë Veriore. Në Shqipëri, krimi i organizuar, trafiku i drogës në shkallë të gjerë dhe përfshirja e mafies me politikë qëndrojnë në rrugën e pranimit të vërtetë në BE.

Me shumë gjasë do jetë një samit me slogane këmbëngulëse. Bëhet fjalë për lidhjet e Ballkanit Perëndimor me BE-në, duke iu mbajtur kësaj qasje në mënyrë që vendet të mos kërkojnë partnerë të tjerë. Prandaj, shteteve duhet t’u ofrohet një perspektivë pranimi në BE-edhe nëse mund të marrë një kohë shumë të gjatë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *