• |
ide | kryesore

Të gjithë po mbrohemi nga “frika” e Metës

1, Ide



Degradmi i pushtetit të Edi Ramës drejt një rregjimi monist, po shkatërron me një shpejtësi të paimagjinueshme edhe atë që jemi mësuar ta quajmë si investimin më të madh ndërkombëtar në Shqipëri: reformën në drejtësi.

Rilindja, që tentoi ta devijonte sa më shumë këtë projekt, duke u përpjekur fillimisht të krijonte një mbulesë sigurie për pandëshkueshmërinë e njerëzve të saj, tani është hedhur në mësymje përfudimatre, për ta përdorur atë për nevoja thjestësisht politike.

Lapsi.al ka siguruar sot një dokument skandaloz të hartuar nga projekti i Euralius-it që mëton të përsërisë farësën që u bë me zgjedhjen e Arta Markut në krye të Prokurorisë së Përgjithshme.

Në thelb të tij është ngritja me emergjencë e një Gjykate të Lartë me anëtarë të përkohshëm.

Lexo më tej:

Skandali/ Si po përpiqet të ngrihet Gjykata e Lartë (e Përkohshme) me ndihmën e Euraliusit

Meqë organet e reformës po dështojnë prej tre vjetësh të rimëkëmbin shkallën e tretë të gjyqësorit në vend, meqë ende nuk janë miratuar aktet nënligjore për funksionimin e saj, duke mbajtur peng për pasojë edhe formimin e Kushtetueses, Euraliusi ka propzuar një shpikje skandaloze: emërimin e gjykatësve provizorë.

Pra nëse caktimi, vetëm me votat e 69 socialistëve i Arta Markut i dha mundësinë qeverisë të azgjesonte dosjet e Saimir Tahirit, atë të vjedhjeve të Gjushit në Durrës dhe masakrës elektorale në Dibër, tani po projektohet një tjetër përbindësh, për ti hapur rrugën një sistemi që mund të shkarkojë Kreun e Shtetit dhe të vulosë paligjshmërinë ulërtitëse të 30 qershorit.

Ende është shpejt për të thënë nëse kjo çmenduri do të bëhet vërtet realitet.

Por sido që të shkojë fati i Gjykatës së Lartë, pavarësisht nga rruga që do të zgjidhet për të kapur edhe dy organet supreme të drejtësisë në vend, një gjë po bëhet dita ditës më e qartë: krijimi i një koalicioni okult mes qeverisë dhe një kopeje ndërkombëtarësh të paprinciptë, për ta vënë Reformën nën zgjedhën e Edi Ramës.

I vetmi që po e ngre zërin ditët e fundit kundër këtij “komploti” është presidenti Ilir Meta. Me një stil të ashpër ai ka akuzuar edhe diplomatët që janë në plan të parë edhe lobistët që luajnë fijet pas kuintave, për këtë krim që po kryhet në sytë e të gjithëve.

Në këmbim të këtyre denoncimeve Meta është përballur me një seri shantazhesh. Ekspontentë të lartë të mazhorancës po i kujtojnë nga shkarkimi, deri tek burgu. Poropaganda e shfrenuar po bombardon audiencën se veprimet e tij janë si pasojë e ankthit që ka nga reforma në drejtësi. Mediat pranë qeverisë po shtojnë insinuatat se ai ka frikë hetmi i së shkuarës së vet.

Natyrisht, që të gjithë e dinë se presidenti aktual nuk ka një të kaluar prej ëngjlli. Si pjesë 30 vjeçare e kësaj klase politike edhe ai me siguri që ka arsye për ta kthyer me drojë kokën nga pas. Mënyra se si ka përballuar zgjedhjet e famshme shqiptare, mënyra se si ka vënë pasurinë, videoja tashme e ngulitur në kujtesë, e regjistruar nga Dritan Prifti, nuk të lënë të dyshosh.

Por, thënë këtë, pak rëndësi ka nëse është interesi personal, apo ai kombëtar, që po e yshtin Metën të veshë kostumin e liderit që po denoncon komplotin kundër Reformës në Drejtësi.

Edhe nëse është ashtu sikurse propgandojë rilindasit, pra se Ilir Meta po e bën këtë nga frika e vet, ajo në këtë rast është në sinkron edhe me frikën e të gjithë shqiptarëve, pra dhe të atyre që kanë paguar të gjitha taksat, që s’kanë futur dorën kurrë në buxhetin e shtetit, që nuk kanë kaluar asnjëherë semaforin me të kuqe, apo nuk kanë zaptuar asnjë centimetër nga trualli i komshiut.

Pasi, pavarësiht nga arsyet, të gjithë duhet të trembemi nga rënja e drejtësisë në dorë të një njeriu dhe nga përdorimi i saj si kamzhik mbi çdokënd që i del përpara.

Në këtë kuptim, kemi arritur në pikën paradoksale për tu lutur që frika e Ilir Metës të jetë sa më e madhe, sepse vetëm kështu do të rigrupohen forcat që do përpiqen të ndalojnë pëdhunimin në grup që po i bëhet reformës në emër të ndërkombëtarëve.  

Vetëm në këtë mënyrë do të shtohen zërat që do të denoncojnë palaçollëqe si ato të Euraliusit dhe gjithnjë e më shumë njerëz do të kuptojnë se është e pakonceptueshme të ëndërrosh një drejësi të pavarur, të ngritur me ndihmën e një rregjimi.

©Lapsi.al



28 Comments

  1. meqe merr goxha para nga klikimet dhe leximet tona po te meshiroj duke ti dhene ato,por sic ju kam bere me dije dhe dje Ju jeni 4-5 anale qe po punoni per shkaterrimin e pd-s me idete tuaja te dhjera sipas thenies se urte per inat te sime vjerre do shkoj te fle me millonane.Ju duke urryer edi ramen ja keni pjerdhur mendjen lulushes,salushes,metushes me te ashtuquajturat ide brilante

    1. O rrush more karabush !
      Po mirë që Lapsi e urrekërka Ramën e për inat të tij shkokërka të flejë me “lulushe, salushe e metushe”, por a nuk na thua more rrush bibilush, se pse qenke ti kaq i dashuruar me Ramën ?
      Ke rënë në dashuri me hallatet e tij që kur ja pe zbuluar ?
      Të masturbon fjalori e sjelljet e tij vulgare ?
      Apo je i dashuruar me poturet që vesh sikur i ka mbushur mbathjet naltëgjatësia e tij ?

    2. O rush a e di se kjo fjalë për njerëz të nivelit tënd rilindas, përdoret për k….r

  2. “Por, thënë këtë, pak rëndësi ka nëse është interesi personal, apo ai kombëtar, që po e yshtin Metën të veshë kostumin e liderit që po denoncon komplotin kundër Reformës në Drejtësi.” —————— Me kaq e ke thene te gjithe Bushat kastraveci.

  3. Ne fakt, Rama ka kohe qe e perdor drejtesine si kamzhik kunder opozites. Te gjithe zyrtaret e nivelit te larte te proceduar jane, ose te opozites, ose te qeverise, por qe kane dale nga hetimet e partnereve. Askush nga qeveria Rama nuk eshte marre ne hetim me iniciative te prokurorise, ndersa nga opozita me dhjetera. Nuk mund te jete rastesi. Ashtu sic nuk eshte rastesi, qe burgjet sot po i mbushin me shume opozitare protestues, sesa kriminele. Per Ramen kriminelet kane noten 10, sepse kane shtyre ne kohe vrasjen e njeri-tjetrit, apo kane filluar ta bejne jashte territorit. Si qershia mbi torte, kryetari i opozites u mor i pandehur dhe Presidenti kercenohet perdite me burg. Imagjino cfare do te ndodhe kur te celen ato “kapitujt” e negociatave. Bushat behu gati, se e ke rritur shume shkallen e rrezikshmerise. Me shkalafitjen e baxhelles ke bere thirrje kunder rendit kushtetues. Ishallah nuk do e ndash qeline me Saliun, se ate nuk e duron dot dhe anasjelltas. Merre molotovin vella, kete here per te mbrojtur veten tende, se portalin ka rrezik te ta marri lumi shpejt me kete ligjin e ri.

    1. ESHTE E NJEJTA MEDALJE POR TI NGATERROHESH SE SHEF VETE NJEREN ANE . A ISHTE BERISHA DHE DJALI I TIJ QE DJE I FITONTE TE GJITHA GJYQET ? A ESHTE SOT PALLOSHI I ANETES DHE TE GJITHE QELBESIRAT MAVI QE I FITOJNE TE GJITHA GJYQET ? NXIRR KONKLUZIONIN VETE . TI JE I ZGJUAR DHE NXIRRE VETE KONKLUZIONIN O NERI . KETA PO TALLIN BYTHEN ME NE , PER MOS ME THENE LOQET . DREJTESIA ESHTE E PERBERE E GJITHA NGA KURVAVE , CA KURVA E KALOJNE. VETING QUHET KY ? VETEM REVOLUCIONI , BILES REVOLUCIONI ALLA FRANCEZ(I DHUNSHEM) I BENE DERMAN KETIJ VENDI .

  4. Po pse ata shkerdhatat e opozites dolen nga sistemi duke e lene reformen ne dore te Rames,faji i Rames eshte qe u çakerdis opozita dhe doli ne rruge te madhe?!

  5. Saliu desh arrestoi Kryeprokuroren Ina Rama(qe vete e vuri) me nje komision “halimi” idioyesh.Akuza arreston akuzen.Pune shqiptaresh.Bushat inatin tend me Frangajn nuk e ngopin hartimet e tua adoleshente.Vrasesi i Remzi Hoxhes akoma flet per drejtesine,Fazllici u harrua ndersa Taci Oil jeton si pasha ne Zvicer.Beji te fala nenes se mbreme erdhi burri nenes.

  6. Shkullak a e ke pa gjo kalin e Sadije Berishes se nuk ja jep Zeni mbasi po e meson Armina se si kalerohet,mbasi gomarit ja kish hyp disa here.Te lutem Shkaluk ndihmoje ish gruan e Zenit sepse ka dy femije me te dhe ajo tani eshte ne moshen e pensionit dhe nuk ka ja ngene Bashes apo Rames.Edhe kuajt bejne dashuri ne pleqeri.

  7. bushat nji her i shite bythen edi rames ti,preq zogaj,lesi,mos te flas per muq nano,baze,mingjozi,dritan hila,gjingla,sokol balla,artan hogja i report tv,rudina gjingla,anila basha,etj tash duhet ta ruan vez bythen se rama po qe te shet si bythen e vet ne pazar tek frroku,roshi,dishi,avdylaj etj.

  8. C te keqe ka tr zgjidhen perkohesisht gjyqtare te gjykatave te Apelit qe kane kaluar vettingun ne gjykaten e larte, me qellim qe te mos bllokohen dosjet. A nuk jane dhe ata gjyqtare ? Bushat duhet te thellohesh pak me shume ne argumentin kryesor mbi te cilin ngre ne qiell Meten

  9. Or komentues, mos e harroni se cfare don te thote opinion!!??Thjesht konsiderojini hipoteze.
    Gjasat per te ndodhe ajo qe artikulohet ne opinion jane me se shumti 50 me 50,ose edhe me ndryshime ne %,plus- minus.
    Por ju nuk duhet te dilni nga konteksti i shkrimit,mendoj une.
    Ato qe na sugjeron Bushati,jane ma te rendesishme per t’u marre ne konsiderate.
    Ju besoj e kuptoni,dhe ma vone do t’a ndjeni ne korrizin tuaj,se cfare po pergatitet nga partia-shtet!
    C’fare ka i mbete 80% te popullit(shumice)!!??
    Pra asht 3/4 e shqiptareve qe nuk po perfaqsohen ne asnje nivel!
    Dhe kto jena Ne!? E varrosi Edver kanceri demokracine me 30 Qershor.Totalitarizmi asht prezent, dhe ne se me te vertete GJL do te krijohet “e harnuar” nga rrobaqepsi i potureve me ndihmen Euralius-sit,atehere cfare duhet te presim ma’!!!???
    Pergatituni me na antenna te brendshme, sepse do na vene zhurmues.
    Po pergatitet ligji i zhurmuesve!

  10. O Shqipetare nuk po e kuptoni se kapja e prokurorise ,gjykatave eshte ne demin tuaje
    . Po ne qoftese qeveria Rama u prish shtepine , u heq nga puna u ben cdo gje ne kundershtim me ligjin ku do e kerkoni te drejten te kjo gjykat ?

  11. “Natyrisht që të gjithë i dinë bëmat korruptive të Metës, që ka vjedhur e është pasuruar në mënyre korruptive”
    Kështu shkruan përafërsisht Bushati për të vizatuar portretin e presidentit.
    Por a nuk do të ishte më e saktë që si “analist”, të na shpjegonte se përse Edi Rama e partia socialiste, pikërisht këtë “të korruptuar” e bëri aleat qeverisje, kryetar Kuvendi e më tej president pasi e kishte sulmuar me tërbim me këto akuza ?
    Për qeverisjen 8 vjeçare të Berishës, ka 8 vite që si partia socialiste ashtu edhe grupi “majtist” i Rakipit, si gjëmën me të madhe të asaj qeverisje, përmëndin 4 të vrarët ne 21 janarit.
    Ndërkaq Edi Rama për kryetar bashkie të rrethit të Matit , ka përzgjedhur komandantin e grupit të zjarrit të Gardës, që hapi zjarr kundër demostruesve..
    Pëerse ky fakt tepër demaskues për Ramën është kaluar pothuajse në heshtje nga mediat shqiptare ?
    Sepse ky fakt përbën “një dyshim të arsyeshëm” se vrasjet e 21 janarit nuk i bëri Berisha apo Basha, siç ka 8 vite që abuzohet, por ata që deshën të ndodhte kjo.

  12. Treguesi me i sakte, barometri i shoqerise Shqiptare eshte cilesia e udheheqeseve qe kemi prodhuar. Dhe cilesia e tyre eshte pertoke. Ti shohim me radhe. Kemi Sali Berishen. Megaloman, narcisist i Ky eshte Sali Berisha. Kemi Fatos Nanon. Megaloman, pre i veseve dhe mashtrimit. Kemi Ilir Meten. Sali Berisha i jugut; pse mendoni e ka kaq qejf Saliun ai? Sheh vehten dhe dashuron vehten te ai. Edi Rama. Artist, megaloman, me sensin e si do e njohe historia. Ndoshta i vetmi udheheqes per se mbari (deri diku) qe kemi nxjerrur.

  13. Udhe-heqesit “albanas” jani si materiali organik qe nxjerr njeriu nga bytha.
    Albnistani koloni e sudanit.

  14. Ti mari dhe gjykatat Rama, se kjo do ta rezonte ate. Madje dhe opozita te terhiqet nga mitingjet e sheshet, madje kundershtaret e Rames te lene te gjithe dhe shqiperine se kjo do ta diskretitonte ate si diktator perfundimisht.

  15. Ilir Meta në sinkron me hallet e mia???
    Allah allah!!!!

    P.s.: O Mandush..mos i bo gjith lekët puro po paguj en nonji redaktor se lat kokrrën e namit

  16. Andi, kam menduar gjithnje se ti i perkisje nje tjeter race analistesh. Mendoja se kishe brenda teje ideale dhe parime te cilat nuk i negocioje per asgje e per askend. Ky shkrim sapo ma shkermoqi gjithe mendimin qe kisha per ty. Sepse asgje nuk ndryshon mes Mero Bazes qe na shet Ramen per parimor dhe teje qe na shet Meten. Jeni njesoj, thjesht i lepiheni bytheve te ndryshme. Keqardhje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *