• |
ide | kryesore

“Askush në botë nuk e di sa shumë të dua”: E dashura e futbollistes shqiptare të mbytur, drithëron në social

Sport



Florijana Ismaili, futbollistja e mbytur në liqenin e Komos, tronditi gjithë botën e sportit me vdekjen e saj tragjike, por tani është dedikimi i të dashurës së saj futbolliste, Melanie Myler, që është bërë viral në rrjetet sociale, duke emocionuar këdo me dashurinë e shprehur, përmes një postimi në Instagram.

24-vjeçarja u mbyt në liqenin e Komos, ku ishte duke kaluar pushime. Florijana ishte hedhur në liqen, nga një varkë që e kishte marrë me qera bashkë me mikeshën e saj, por nuk doli më në sipërfaqe. Kërkimet e forcave të ndihmës së shpejtë dhe polumbarëve kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të shqiptares. Kapitenia e Young Boys, bashkë me shoqen e saj 22 vjecare po kalonin pushimet në Lario.

“Nuk mund të gjej fjalë që të përshkruajnë atë që unë ndjej dhe nuk mund të përshkruaj si ndihem pa ty, pa më të mirën time, pa gjysmën time, pa dashurinë time, pa gjithçka timen. Jo, jo, jo askush në këtë botë nuk mund të përshkruajë se sa shumë të dua. Më mungon shumë dhe më dhemb shumë zemra. Luvi. Faleminderit për çdo moment që kam jetuar me ty. Nuk do të të harroj kurrë. Të dua”…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *