• |
ide | kryesore

“Asnjë hap pas!”, thirrja e Bashës për protestën: Të hënën, bashkë me familjet (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, iu është drejtuar qytetarëve me thirrjen për t’iu bashkuar protestës së 10 në radhë në rang kombëtar të opozitës së bashkuar joparlamentare.

Basha në mesazhin e postuar në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, thekson se 30 qershori dëshmoi qartë se 85% e shqiptarëve refuzuan kryeministrin Edi Rama.

Në përmbyllje të postimit të tij, kryedemokrati zotohet se nuk do të ketë asnjë hap pas, duke publikuar bashkangjitur një video me filmime nga zgjedhjet vendore, ku thuhet se u vra pluralizmi dhe Kushtetuta.

Postimi i Bashës

Me 30 qershor 85% e shqiptarëve refuzuan dhunimin e Kushtetutës. 85% e shqiptarëve refuzuan farsën e votimeve moniste, 85% e shqiptarëve refuzuan politikën e bërë njësh me krimin. 85% e shqiptarëve refuzuan politikat e varfërisë dhe mjerimit. 85% e shqiptarëve refuzuan vjedhjen me ligj, me PPP, me koncesione dhe oligarkë. 85% e shqiptarëve refuzuan Edi Ramën!

Të hënën #8korrik në ora 20:00 bashkohemi të gjithë në Tiranë kundër diktaturës, bashkohemi në mbrojtje të lirisë dhe pluralizmit, bashkohemi për familjet dhe fëmijët tuaj, për #ShqipëriaSiEuropa!

Asnjë hap pas! #RamaIk

 

 

 

 



8 Comments

  1. Ore boll na keni çare trapin me kete 85% se late nam,pse kaq budallenj i dini njerezit ju,kur ka ndodhur qe te votojne 100%,kur ne Shqiperi nuk jeton as gjysma e atyre qe kane moshe per vote?!keto qe thoni ju i beson vetem ari,zana,stalini,neri dhe i mbyturi ne mutin e Meros,pse me keta do e rrezosh qeverine ti o Lulush?!?!

  2. Te gjithe ne proteste. Nga 50% te Shqiptareve qe votojne, 35% votojne opoziten, PD dhe Bashen.
    15% votojne qeveri. Rama fatkeqesi kombetare, te ike sa me pate.

    1. Arberi,le te hyje ne zgjedhje dhe ta provoje sa perqind e votojne,po ska bythe Lulushka se e di qe eshte nje humbes dhe deshtak i perhershem…

  3. Rama 85 % e popullit nuk te do eshte me e pershtatshme. Si dhe ti nuk perfaqson me asgje vec krimit qe po perpiqesh te shpetosh me drejtsine e soros vlahutin agacit lu sorekes…….. kjo po shkon. Po ti thuash nje kryemafjozi ik!! Nuk eshte e duhura. Ose te pakten qerrohu. Keni perballe nje psikopat manjak qe i ben te gjitha….

  4. Sot ne Tropoje organizohet nje aktivitet ne nderim te heroi te demokracis Azem Hajdari. Do jet like floriri dhe eksponent te PD. Sikurse pritej, femijet e heroit te demokracis nuk jan te ftuar, nuk i le Partia. Kaq per sot, konluzionet nxirrini vet per kete teater te shemtuar.

  5. Shpellare mos hani me buke deri kur lulu te betohet qe nuk do largohet nga pd deri kur te vdese,30 vjet e mbajtet Arturo Ui salih,dhe shani enverin o enverista

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *