• |
ide | kryesore

Dibër/ Dy persona ndalohen nga policia për shkak të përplasjeve në KZAZ më 28 qershor

Lajme, Të fundit



Policia e Dibrës ka ndaluar dy persona për shkak të përplasjeve të ndodhura më 28 qershor jashtë KZAZ numër 19 në Peshkopi.

Të ndaluarit janë Vladimir Kojku, protestues dhe sekretari i grupseksionit të PD në Dibër, Melis Nela.

Gjatë protestës në KZAZ më 28 qershor pati përplasje të ashpra mes policisë dhe mbështetësve të opozitës.

Këta të fundit tentuan të çanin kordonin e policisë për t’u futur brenda KZAZ-së dhe për të djegur materialet zgjedhore, por u shpërndanë nga policia me gaz lotsjellës.

Protesta vijoi për orë të tëra, ndërsa pati disa të lënduar dhe shumë të shoqëruar. 13 persona të tjerë të ndaluar për protestën u liruan nga gjykata më 2 korrik.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *