• |
ide | kryesore

Igli Tare në Londër për Milinkovic-Savic: negociatat intensive janë me Manchester United

Sport



Lazio ka vendosur të zgjidhë përfundimisht situatën e Sergej Milinkovic-Savic. Igli Tare është momentalisht në Londër për të dëgjuar propozimet që vijnë nga klubet angleze. Në vecanti është Manchester United në presing mbi serbin, në tentativë për të bërë një revolucion në mesfushë. Nuk do të jetë një mision i lehtë ai i drejtorit sportiv bardhekaltër, sepse presidenti i tij Claudio Lotito dëshiron të përfitojë maksimumin nga ky operacion.

Një vit më parë kërkonte 120 milionë, tani është ulur në 100 por me shumë mundësi duhet të kënaqet me 80, pas një sezoni aspak ekzaltues nga ana e lojtarit. Nxitimi më tepër është nga ana e United se Lazio. Lotito e di mirë se Milinkovic-Savic nuk ka shumë dëshirë të qendrojë, ndërsa ka shitur edhe një apartament në Romë. Në anën tjetër Ole-Gunnar Solskjaer kërkon ta formatojë skuadrën sa më shpejt, sepse ardhja e Milinkovic-Savic lejon edhe largimin e Paul Pogba, që do të jetë goditja e fundit e madhe e Real Madrid.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *