• |
ide | kryesore

Inter, Matic në shënjestër: “Gati oferta prej 11 milionë euro plus Nainggolan”

Sport



Për të mësuar se kur do të përplasen në fushë duhet pritur deri në fund të korrikut, por ndërkohë Inter dhe Milan duelojnë në merkato. Sipas ESPN UK, dy klubet e Milaos kan në shënjestër të njëjtin objektiv për mesfushën. Bëhet fjalë për Nemanja Matic, serbin e Manchester United, (kontrata i skadon në qershor 2020).

Sipas burimeve nga Anglia, Inter që është duke negociuar për Lukaku me Djajtë e Kuq, është i gatshëm të shpenzojë 11 milionë euro duke përfshirë edhe Nainggolan në operacion. Belgu nuk është në planet e Conte, i cili ka stërvitur Matic te Chelsea në sezonin 2016-2017, i mbyllur me fitoren e Premier League (atë sezon Matic luajti 35 ndeshje). Trajneri salentin mundet madje t’ua ketë sugjeruar këtë zgjidhje drejtuesve të Viale della Liberazione në alternativë të një tjetër ish-lojtari të tij, Arturo Vidal (pa harruar pistën Barella dhe lajmin e sotëm për një ofertë të supozuar rinovimi nga ana e Cagliari). Milan nga ana e tij është ende në kërkim të përforcimeve në mesfushë pasi mbylli negociatat për Krunic dhe Bennacer, dhe hasi në vështirësi për Veretout.

Matic është në dijeni të këtij interesi dhe dëshiron të flas me Solskjaer për të kuptuar mbi të gjitha se çfarë vendi do të ketë në skemën taktike të trajnerit norvegjez, Rendimenti i 30-vjeçarit ka rënë ndjeshëm në krahasim me kohët e Mourinho dhe vetë Solskjaer ka dalluar Sean Longstaff si një zëvendësues të mundshëm. Në këtë pikë nuk do të ishte çudi të shihnim Matic në Serie A 2019-2020, por mbetet për të parë se ku…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *