• |
ide | kryesore

Itali/ 3 shqiptarë kapen duke vjedhur një vilë

Lajme



3 shqiptarë të akuzuar për vjedhje janë arrestuar nga policia italiane. Ata po vidhnin një vilë në momentin që u pikasën prej një banori përreth, i cili kishte dalë në ballkon për t’u freskuar.

Shqiptarët kishin hipur në ballkon, pa menduar se fqinji do të shfaqej në ballkon të shtëpisë ngjitur. Të arrestuarit janë të moshave 24, 28 dhe 34 vjeç, me vendbanim në Prato, Ata u prangosën gjatë mëngjesit të datës 4 korrik, shkruajnë mediat italiane.

Komshiu menjëherë sapo pa hajdutët që po vidhnin, ka lajmëruar policinë. Pronari i vilës nuk gjendej aty në momentin e vjedhjes. Karabinierët janë gjendur aty për pak kohë, duke arrestuar të rinjtë nga Shqipëria. Në makinën e të rinjve, policia italiane gjeti dorashka, maska dhe mjete të tjera që përdoren për grabitje.

Të tre djemtë u dërguan në paraburgim në burgun e Dogaia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *