• |
ide | kryesore

Jetesë elitare dhe standardi më i lartë i ndërtimit, në Vala Mar Residences

Stil

Pozicionuar në Hamallaj, në Gjirin e Lalzit, buzë detit Adriatik dhe njëkohësisht kaq pranë Tiranës, mes gjelbërimit karakteristik që fal zona, është zhvilluar një nga komplekset më elitare rezidenciale dhe turistike. Bëhet fjalë për Vala Mar Residences, që duket se ka sjellë gjithçka që kushdo do të donte të shijonte në qetësi dhe harmoni të plotë me natyrën, jo vetëm gjatë sezonit veror apo fundjavave, por çdo ditë të vitit.

Për të kuptuar më shumë se çfarë ofron Vala Mar Residences dhe cilat janë risitë teknologjike dhe inxhinierike të aplikuara në këtë kompleks, u takuam me z. Erion Avram, Drejtor i Departamentit Teknik të kompanisë së ndërtimit Mane TCI.

“Ofrimi i cilësisë më të lartë të ndërtimit dhe nivelit elitar të jetesës, është çfarë ka udhëhequr punën tonë në projektimin dhe zhvillimin e Vala Mar Residences. Duke patur këtë qëllim, ne i kemi dhënë rëndësi të veçantë çdo elementi dhe sistemi, që sjell standard të lartë ndërtimi dhe mund të themi me bindje, që aplikimi i tyre ka sjellë padiskutim rezultate të dukshme” – shprehet z. Avrami.

“Kompleksi ka një infrastrukturë inxhinierike të përshtatshme, e cila respekton morfologjinë, karakteristikat dhe veçoritë e zonës. Vala Mar Residences është projektuar me rrugë të gjera automobilistike rreth 6 m dhe trotuarë të gjerë për këmbësorët 1.7 m në të dy krahët e rrugës. Në brendësi të kompleksit ka sinjalistikë të plotë rrugore, e cila rregullon më së miri qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve” – vijon. Z.Avrami

Vala Mar Residences është e organizuar në mënyrë efikase nga pikëpamja e shpërndarjes së objekteve rezidenciale dhe hapësirave të përbashkëta. Ndërtesat janë të tipologjive të ndryshme dhe të kombinuara sipas një strukture të përgjithshme të mirë-studiuar.

Vilat dhe apartamentet kanë një organizim të rregullt dhe shumë racional, të orientuara nga deti, të gjitha me parkim individual. Parkimi është i tipit me pllaka me hapësira, me qëllim respektimin e ambientit, shtimin e gjelbërimit dhe lejimin e kullimit natyral të ujërave, duke shmangur ndërhyrjet agresive në ambient.

Jo vetëm vilat, por edhe të gjitha apartamentet e katit të parë, kanë oborr të gjelbëruar ku mund të kalohen momente relaksi dhe argëtimi me miqtë dhe familjarët.

Të fokusuar për të ofruar një jetesë të shëndetshme, ekipi i arkitektëve ka projektuar në Vala Mar Residences sipërfaqe të shumta të gjelbërta, të cilat janë në dispozicion të banorëve dhe pushuesve. Me një koeficient shumë të ulët ndërtimi, në Vala Mar Residences bie në sy jo vetëm ruajtja e bimësisë karakteristike të zonës, por edhe pasurimi i gjelbërimit si askund tjetër.

Fasadat e objekteve krahas aspektit estetik i cili dukshëm tërheq vëmendjen e kujtdo që viziton Vala Mar Residences, janë trajtuar me shumë kujdes edhe nga ana funksionale për të qënë rezistente ndaj kushteve atmosferike dhe për të garantuar izolim të lartë termik. Në fasadat e të gjitha objekteve është aplikuar sistemi kapot dhe në funksion të këtij sistemi është përdorur grafiato ngjyrë e bardhë, e cila krijon njëtrajtshmëri dhe unifikim të objekteve.

Sistemet e dyerve dhe dritareve janë me veshje alumin, të parametrave bashkëkohorë dhe i përgjigjen kërkesave të projektit si në pamje ashtu edhe në specifikime teknike të parametrave termik. Dritaret e vilave dhe apartamenteve janë projektuar me sistem me “shpatulla”, grilë dhe me kapak të papërshkrueshëm nga uji, të cilët pengojnë ujin të depërtojë në ambientet e brendshme. Për të siguruar komoditet të lartë termik , parapetet e ballkoneve të vilave janë trajtuar me sistem xham dhe inoks, ndërsa parapetet e ballkoneve të apartamenteve janë trajtuar me parapet mur tulle 10 cm, si edhe sistem xham dhe inoks.

Tipi i themeleve i përzgjedhur dhe aplikuar në të gjitha objektet, jo vetëm siguron kontakt minimal me terrenin e lagësht, por gjithashtu siguron ventilimin e njësive, gjë e cila sjell një jetëgjatësi më të madhe për shkak të mikroklimës pozitive si në dimër edhe në verë.

Në dispozicion të banorëve dhe pushuesve është projektuar edhe një shëtitore buzë detit, me njësi biznesi të tilla si bar, restorant, supermarket etj.

Sistemi i avancuar i sinjalizimit kundra zjarrit, sistemi i furnizimit me ujë të pijshëm dhe energji elektrike, sistemi i drenazhimit të shëtitores, padyshim diferencojnë kompleksin Vala Mar Residences.

Vala Mar Residences ka sjellë një nivel elitar të jetesës në Gjirin e Lalzit  për këdo që kërkon komoditetin e një banese elitare, me cilësi të lartë ndërtimi, mes një komuniteti të përzgjedhur, por edhe për ata që kërkojnë të shijojnë relaks të plotë larg ritmit të jetës së përditshme. (artikull promocional)

_ _ _ _

Vala Mar Residences është një investim i Grupit Balfin, grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i njohur për investimet në qendrat tregtare TEG, QTU, SEG, zhvillimet e zonave rezidenciale dhe tregtare, në turizëm me projekte të tjera si Green Coast Resort, në industrinë e fashion-it dhe atë minerare, në aktivitetet e shitjeve me pakicë me rrjetin e dyqaneve Neptun, SPAR Jumbo etj.

Për më shumë informacion mbi Vala Mar Residences, vizitoni www.valamaresidences.al ose kontaktoni në: [email protected]; +355 698014999.

2 Comments

  1. O Bushat, o bysqim i vogel. Fillove tu i bo reklama oligarkeve ke portali mer?? Knej tu thon oligarket kshu e oligarket ashu, knej masanej duke u reklamu vilat ke Gjiri Lalzit…

  2. Kjo është një dëshmi e leximit nga të gjithë, unë jam këtu për të lejuar të gjithë botën të dijë për një njeri që shpëtoi marrëdhënien time dhe ky njeri i madh quhet Dr. IZOYA. Në të vërtetë ai bëri një punë të madhe për mua duke e kthyer ish-dashurën time që më lanë dhe premtoi se kurrë më nuk do të kthehej përsëri tek unë. Me këtë, kam arritur të kuptoj se dhënia e detajeve të Dr. IZOYA për botën do të bëjë shumë të mira për ata që kanë shkatërruar shtëpi apo marrëdhënie për të që t’ju ndihmojë të rregulloni atë marrëdhënie të thyeshme ose martesën tuaj. Mund ta arrini tek adresa e tij e postës elektronike: [email protected]. Merrni kontakt me të dhe shikoni se si problemi juaj do të zgjidhet brenda 24 orëve. Ai gjithashtu specializohet në çështjet e mëposhtme …
    (1) Ju doni ish tuaj prapa.
    (2) Dua të promovohesh në zyrën tënde.
    (3) Doni që burrat / gratë t’ju ndjekin.
    (4) Ju dëshironi një fëmijë.
    (5) Ju jeni sipërmarrës dhe dëshironi të fitoni kontrata
    (6) Dëshironi që burri juaj të jetë i juaji përgjithmonë
    (7) Ju keni nevojë për ndihmë shpirtërore.
    (8) Ju keni qenë të scammed dhe doni të shërohen paratë e humbur.
    (9) Ndaloni divorcin
    (10) Thirrja e riteve të parave
    (11) Fito zgjedhjet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu