• |
ide | kryesore

Khloe, gati për të falur Tristan

Paparazzi, Slider



Gjithë drama e familjes Kardashians pas tradhtisë së Tristan Thompson ndaj Khloe ka qenë tejet e vështirë për t’u përballuar. Dhe momentalisht, familja e tyre ka vetëm një frikë: atë që Khloe mund ta falë Tristan.

Edhe pse ajo shprehet e bindur që kjo nuk do të ndodhë kurrë, një burim pranë HollywoodLife ka treguar se Tristan po përpiqet ta rifitojë sërish.

Dhe ajo që e bën më të lehtë rikthimin e Tristan, është vajza që ata kanë së bashkë, True.

“Idealisht, Khloe do e adhuronte që ta rriste True së bashku me Tristan. Ajo gjithnjë do ketë një derë të hapur për të si baba. Kjo është dhe marrëdhënia e tyre tani. Nëse ai është një baba i mirë, ajo do e lejojë të jetë në jetën e saj dhe të vajzës.”- ka përfunduar burimi pranë HollywoodLife.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *